News

sht92019

Fruthi. Dyfishohen rastet. Zhduken në Europë vendet e çliruara nga virusi

Përpjekjet e Evropës në luftën kundër fruthit bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme. Sëmundja po fiton terren, me shpërthime të infeksionit, madje edhe në vendet ku ishte çrrënjosur. Tashmë janë 4 vende evropiane që humbasin statusin "pa fruth". E fundit në rend kohor ka qenë Mbretëria  e Bashkuar. Kjo luftë po bëhet edhe përtej oqeanit, me rezultate të ngjashme: një skenar i tillë shfaqet edhe në SHBA, që është një hap larg humbjes së statusit të vendit "të çliruar nga fruthi".

Alarmin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke nënvizuar përgjegjësinë për informacionet e rreme të shpërndara përmes rrjetit, të cilat kanë bërë të mundur përhapjen e sëmundjes. Siç thuhet në deklaratën zyrtare të institucionit, pas viteve të "përparimit të vazhdueshëm drejt eliminimit të virusit në rajonin evropian, numri i vendeve që kanë arritur eliminimin e sëmundjes është zvogëluar". Të dhënat e mbledhura dhe të shpërndara nga Komisioni Evropian për verifikimin rajonal mbi eliminimin e fruthit dhe rubeolës për vitin 2018, tregojnë se si, nga 53 shtetet anëtare, vetëm 35 mund të mburren me statusin "pa fruth", domethënë që nuk kanë regjistruar raste të transmetimit endemik për 3 vjet (Zvicra dhe Austria e arritën këtë qëllim në vitin 2018). Në 12 shtete, nga ana tjetër, qarkullimi është endemik (Italia, Franca dhe Gjermania, ndër të tjera), ndërsa në 4, pasi është zhdukur, fruthi ka bërë rikthimin e tij (Shqipëria, Republika Çeke, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, e fundit në rend kohor).

Të dhënat e publikuara nga OBSH-ja, paraqesin një situatë të "rimëkëmbjes drastike" të sëmundjes: 90 mijë raste nga janari deri në qershor 2019, rreth dyfishi, në krahasim me vitin 2018, gjysma e të cilave në Ukrainë. Deklarata e OBSH-së përqendrohet më pas në rolin e mbulimit të vaksinimeve dhe të dezinformimit. "Nëse një nivel i lartë i mbulimit imunitar nuk arrihet dhe nuk mbahet, qoftë fëmijët, qoftë të rriturit do të vuajnë më kot dhe disa do të vdesin në mënyrë tragjike", shpjegoi Guenter Ptaff, kryetari i komitetit të ekspertëve të OBSH-së për fruthin në Evropë.
Vdekjet në nivel global në vitin 2017 kanë qenë rreth 110 mijë, kryesisht fëmijë nën moshën 5-vjeçare. Të akuzuara kryesore janë fushatat "jo-vaksinave" dhe jehona e mediave sociale dhe rrjetit, që janë konsideruar ndër 10 kërcënimet për shëndetin global në vitin 2019. Në lidhje me këtë temë, Pinteresti ka njoftuar se përdoruesit që do të bëjnë kërkime të tilla si "fruthi" ose "siguria e vaksinave", do të ridrejtohen automatikisht në vendet e certifikuara. "Dezinformimi mbi vaksinat, thuhet në deklaratën e OBSH-së, është po aq ngjitës dhe i rrezikshëm sa sëmundjet, përhapjen e të cilave po ndihmon, ndaj shpresojmë që platforma të tjera të mediave sociale në mbarë botën të ndjekin këtë shembull".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>