News

sht172019

Dita botërore për sigurinë e pacientëve. Nevojiten veprime urgjente për të reduktuar dëmet

Nga një ndërhyrje e bërë jo në mënyrën e duhur, deri te përshkrimi i terapisë së gabuar: më shumë se 134 milionë pacientë në botë, në veçanti në vendet më pak të pasura, dëmtohen çdo vit, për shkak të kurave mjekësore jo të sigurta dhe 2,6 milionë, vdesin për këtë arsye; thënë ndryshe, 5 vetë për çdo minutë. Por, pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve janë të evitueshme.

Alarmin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila më 17 shtator feston për të parën herë Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve, me synim nxitjen e "veprimeve urgjente për të reduktuar dëmet".
"Askush nuk duhet të dëmtohet ndërsa merr ndihmë shëndetësore", thotë në apelin e tij, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së. E megjithatë, në 40% të rasteve të raportuara, dëmet janë të lidhura me diagnozën ose me terapinë në mjedisin e kurave primare dhe ambulatore. Vetëm gabimet në përshkrime, kushtojnë rreth 42 miliardë dollarë në vit, ndërsa procedurat kirurgjikale të pasgurta shkaktojnë rreth një milion vdekje.

"Kemi nevojë për një kulturë sigurie, që promovon bashkëpunimin me pacientët, inkurajon sinjalizimin e të mësuarit nga gabimet dhe krijon një mjedis ku mungojnë fajësimet, në të cilin, operatorët shëndetësorë do të jetë të formuar, për të reduktuar rreziqet".

Për të treguar angazhimin e tyre, më 17 shtator, shumë qytete në të gjithë botën, do t'i ndriçojnë monumentet e tyre me ngjyrë portokalli.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>