News

sht202019

Ministria e Shëndetësisë, marrëveshje me rajonin e Pulias. Trajnime të mjekëve në spitalet më të mira të Italisë

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.

 

Ekipi i profesorëve të shërbimeve të rëndësishme në QSUT, si ai i kardiologjisë, i kryesuar nga prof. dr. Artan Goda, si dhe shefi i shërbimit të kirurgjisë, prof. dr. Arben Gjata e mjekë të tjerë të njohur në sistemin tonë shëndetësor, morën pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit dhe Terapeutikës Kardiovaskulare, që po zhvillohet në Bari të Italisë.
Kjo konferencë është organizuar nga profesor Alessandro Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë, jo vetëm në rajonin e Pulias, por edhe në Evropë. E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ministrja shqiptare e Shëndetësisë, zonja Ogerta Manastirliu, e cila nënshkroi edhe një marrëveshje të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave mjekësore ndërmjet mjekëve të Italisë dhe mjekëve shqiptarë.

"Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Pulias në fushën e shëndetësisë, për zhvillimin e telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do t'i ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë, për të marrë shërbime më cilësore", tha Manastirliu.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit me rajonin e Pulias është trajnimi afatmesëm i mjekëve.

"Kemi rënë dakord për zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe specializantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6-mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët", tha Manastirliu.

Kardiologjia dhe kardiokirurgjia invazive është fusha e parë ku nis ky bashkëpunim dypalësh, që do të shtrihet edhe në fusha të tjera të mjekësisë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>