News

tet292019

Psoriaza. Dermatologët u bëjnë apel mjekëve të familjes: Mos e shihni thjesht si sëmundje të lëkurës!

Në ditën botërore të psoriazës, mjekët dermatologë thonë se rastet me këtë sëmundje po shtohen çdo ditë. Në Shqipëri përllogaritet se gati 2 % e popullatës vuan nga kjo sëmundje dhe në shumë raste, ajo prek edhe moshat pediatrike. Shefja e shërbimit të dermatologjisë, prof. dr. Ermira Vasili u kërkoi mjekëve të familjes të ndryshojnë mënyrën e menaxhimit të kësaj sëmundjeje sa herë që përballen me pacientë që e kanë atë.

"Psoriaza nuk duhet parë më thjesht si një sëmundje e lëkurës, pasi kjo sëmundje gjenetike bashkëshoqërohet me patologji të tjera. Përveç artikulacioneve, ajo prek edhe sistemin kardiovaskular. Ndaj, përveç kontrollit dermatologjik, duhet të vijojnë kontrolle të tjera mjekësore", u shpreh dr. Vasili.

Mjekët shpjeguan se kjo sëmundje shfaqet kur sistemi imunitar i pacientit dështon dhe në lëkurë nisin të rriten disa qeliza që krijojnë pllaka jo të hijshme të dukshme. Sipas mjekes dermatologe Monika Fida, edhe më shqetësues në Shqipëri është fakti se këta persona kalojnë në depresion pasi ndihen të diskriminuar, veçohen nga shoqëria dhe vuajnë stigmën, duke prishur kështu cilësinë e jetës.
Mjekët dermatologë janë mbledhur bashkë në ditën botërore të psoriazës për të dhënë mesazhe për përmirësimin e trajtimit të këtyre pacientëve dhe për mosdiskriminimin e tyre.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>