News

nën202019

Buxheti i shëndetësisë 2020. Investime, por jo rritje pagash për bluzat e bardha

Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po diskutohet në komisionet parlamentare. Për vitin 2020, është planifikuar një buxhet me vlerë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë. Krahasuar me një vit më parë, deklarohet një rritje prej 5 % vetëm në sektorët e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pyetur nga Doktor33, deklaroi se 26 milionë dollarë do të shkojnë vetëm për investime në shëndetësi. Ndërkohë, për herë të parë do të financohet transplanti i palcës së kockës për pacientët, si dhe vendosja e mamografive të detyrueshme për të parandaluar kancerin e gjirit. Po kështu, parashikohet që të rindërtohen 120 qendra shëndetësore, si dhe do të zgjerohet materniteti "Mbretëresha Geraldinë" e disa nëpër rrethe. 14.28 milionë euro janë parashikuar për ndërtimin e spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe 9.1 milionë euro për spitalin e ri të pediatrisë. Por, e pyetur në lidhje me ikjen e mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të BE-së dhe nëse ishte planifikuar rritje pagash për bluzat e bardha gjatë vitit 2020, Manastirliu la të kuptohej se kjo nuk ishte parashikuar.

"Ne do të vijojmë me bonusin e mjekut për ata që pranojnë të shkojnë të ofrojnë shërbim të specializuar në ato spitale ku ka mungesa dhe kjo vlerë kap 2.5 milionë lekë të vjetra, plus pagën. Po kështu, do të vijojmë me incentivat për patronazhimin ku mjeku që ofron shërbim paguhet 100 mijë lekë të vjetra në ditë në spitalet rajonale dhe 50 mijë në ditë kur ai i spitaleve rajonale ofron shërbim në spitalet bashkiake", u shpreh ministrja Manastirliu.
Projekt buxheti pas komisionit parlamentar të shëndetësisë pritet të kalojë për miratim në komisionin e ekonomisë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>