News

mar232020

AIFA saktëson: Përdorimi i favipiravirit për COVID-19, i paautorizuar në Evropë e SHBA. Prova të dobëta shkencore mbi efikasitetin

Në lidhje me informacionet e fundit të qarkulluara në internet dhe në shtyp që lidhen me përdorimin e produktit mjekësor me bazë favipiraviri në trajtimin e COVID-19, Agjencia Italiane e Barnave specifikon, sa vijon:
Favipiravir (emri tregtar Avigan) është një antiviral i autorizuar në Japoni që nga marsi 2014 për trajtimin e formave të gripit të shkaktuara nga viruse gripi të reja ose të rishfaqura dhe përdorimi i tij është i kufizuar në rastet kur antiviralët e tjerë janë joefektivë. Bari nuk është i autorizuar në Evropë ose në SHBA.

Deri më tani, nuk ka studime klinike të publikuara në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e barit në trajtimin e sëmundjes COVID-19. Vetëm të dhënat paraprake, aktualisht të disponueshme vetëm si një version pre-proof (pra, që nuk i janë nënshtruar ende një shqyrtimi ekspert), të një studimi të vogël jo me përzgjedhje rastësore. Studimi është kryer në pacientë me COVID 19 jo të rëndë, me jo më shumë se 7 ditë që nga nisja, në të cilin produkti mjekësor favipiravir është krahasuar me antiviralin lopinavir/ritonavir (edhe ky jo i autorizuar për trajtimin e sëmundjes COVID-19), përveç kësaj, në të dyja rastet, me interferonin alfa-1b përmes aerosolit. Edhe pse të dhënat në dispozicion duket se sugjerojnë një aktivitet të mundshëm të favipiravirit, veçanërisht përsa i përket shkallës së zhdukjes së virusit nga gjaku dhe në disa aspekte radiologjike, të dhënat për efikasitetin e vërtetë në përdorimin klinik dhe mbi evolucionin e sëmundjes, mungojnë. Të njëjtët autorë raportojnë si kufizime të studimit se marrëdhënia midis titrit viral dhe prognozës klinike nuk është sqaruar mirë dhe se, duke mos qenë një studim klinik i kontrolluar, mund të ketë shtrembërime të pashmangshme të përzgjedhjes në rekrutimin e pacientëve.

Komisioni tekniko-shkencor i AIFA-s, duke u mbledhur në një seancë të përhershme, rivlerëson çdo ditë të gjitha provat që bëhen të disponueshme, me qëllim ndërmarrjen e çdo veprimi (përfshirë autorizimin e shpejtë për të kryer studime klinike) në mënyrë që të sigurojë menjëherë opsionet më të mira terapeutike për COVID-19 bazuar në të dhëna të forta shkencore.

AIFA është e përkushtuar vazhdimisht në mbrojtjen e shëndetit publik, aq më tepër në një rast urgjence si ky aktual, duke dhënë informacion në kohë dhe të përditësuar mbi provat shkencore dhe, duke kërkuar të mos u jepet rëndësi lajmeve të rreme dhe pretendimeve të rrezikshme, rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime juridike kur është e përshtatshme.


Burimi: AIFA


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>