News

qer162020

Coronavirusi. Deksametazoni, medikamenti i parë për shpëtimin e jetës

Një medikament i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë nga coronavirusi. Deksametazoni, një trajtim steroid me dozë të ulët është një përparim i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës, thonë ekspertët në Britaninë e Madhe.

Bari është pjesë e studimit më të madh aktual në botë që teston trajtimet ekzistuese për të parë nëse ato funksionojnë edhe për të luftuar coronavirusin. Ai e redukton me një të tretën rrezikun e vdekjes për pacientët në ventilatorë. Për ata që janë me oksigjen, i ul vdekjet me një të pestën. Nëse ky bar do të ishte përdorur për të trajtuar pacientët në Britani që nga fillimi i pandemisë, mund të ishin shpëtuar deri në 5,000 jetë, thonë studiuesit.

Ky zbulim mund të jetë mjaft i dobishëm në vendet më të varfra me numër të lartë të pacientëve Covid-19. Qeveria e Britanisë së Madhe ka grumbulluar 200,000 sasi të medikamentit dhe thotë se NHS-ja do ta vërë deksametazonin në dispozicion si trajtim për pacientët në ventilatorë dhe oksigjen.

 

Përditësimet e fundit në lidhje me coronavirusin

- Rreth 19 nga 20 pacientë me coronavirus shërohen pa u shtruar në spital.

- Nga ata që shtrohen, shumica shërohen, por disa mund të kenë nevojë për oksigjen ose ventilim mekanik.

- Janë pikërisht pacientët me rrezik më të lartë ata që duket se i ndihmon deksametazoni.

- Bari është përdorur tashmë për të reduktuar inflamacionin në kushte të tjera.

- Duket se ai ndihmon në ndalimin e disa prej dëmeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit rraskapitet, ndërsa përpiqet të luftojë coronavirusin.

- Ky reagim i tepërt, që quhet stuhia e citokinave, mund të jetë vdekjeprurës.


Burimi: BBC


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>