News

kor72020

Covid-19. SHBA-ja blen të gjitha rezervat e remdesivirit për 3 muaj. Ekspertët dhe shoqatat japin alarmin

"SHBA-ja ka blerë pothuajse të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej dy barnave që kanë provuar se funksionojnë kundër Covid-19, duke mos lënë praktikisht asgjë në Evropë ose pjesën më të madhe të botës". Kështu raporton gazeta britanike "The Guardian", sipas së cilës veprimi i SHBA-së ka alarmuar ekspertë dhe shoqata. "Ata kishin qasje në shumicën e stoqeve të remdesivirit, kështu që nuk ka mbetur asgjë për Evropën", thotë Andrew Hill, bashkëpunëtori kërkimor i Universitetit të Liverpulit. Remdesiviri është bari i parë i aprovuar nga autoritetet rregullatore në Shtetet e Bashkuara për të trajtuar Covid-19. Ai prodhohet nga Gilead dhe është provuar se është i dobishëm për të ndihmuar në shërimin sa më të shpejtë nga Covid-19. "140.000 dozat e para, të ofruara për eksperimentimin e barit në të gjithë botën, janë ezauruar, raporton gazeta, dhe administrata Tramp tani ka blerë më shumë se 500,000 doza, që është i gjithë prodhimi i Gileadit për muajin korrik dhe 90% i gushtit dhe shtatorit".

Peter Liese, eurodeputeti gjerman i CDU-së, mjek dhe zëdhënës i Grupit PPE për Shëndetësinë, thotë: "Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kompaninë farmaceutike që prodhon remdesivirin dhe u thashë atyre se ata duhet të jenë të drejtë ndaj pacientëve evropianë nëse duan të kenë një marrëdhënie e mirë me BE-në edhe në të ardhmen, me barnat e tyre të tjera". Gilead Sciences, kompania farmaceutike që prodhon remdesivirin, e kishte siguruar Liese-n, sipas asaj çka tha eurodeputeti të premten e kaluar, se bari do të ishte në dispozicion edhe "për pacientët evropianë". Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar justifikon gjestin e Trampit: "Po u garantohet amerikanëve qasja ndaj medikamentit të parë të autorizuar për Covid-19. Sa të jetë e mundur, ne duam të sigurohemi që çdo pacient amerikan që ka nevojë për remdesivir, të mund ta marrë atë. Administrata Tramp po bën gjithçka për të mësuar më shumë rreth terapive të shpëtimit të jetës për Covid-19 dhe për t'u siguruar që populli amerikan të ketë qasje në këto opsione".

Partia Popullore Evropiane thotë se është "shumë e shqetësuar" për çfarë ka ndodhur dhe, ndërkohë, ka nisur "nxitjen masive për të zhvilluar një plan për vaksinë kundër Covid-19, një plan për t'u siguruar që evropianët të kenë qasje në vaksina, investime për të zbutur ndryshimet në cilësinë e spitaleve dhe infrastrukturave shëndetësore në Evropë, një plan kundër kancerit dhe uljes së TVSH-së për frutat dhe perimet". Këto dhe masa të tjera janë pjesë e planit të miratuar nga grupi, grupi i parë politik i Parlamentit Evropian, i cili synon të vendosë shëndetin "në krye" të axhendës së BE-së. Grupi EPP bën thirrje për "dialog dhe bashkëpunim, në rast se një vaksinë ose medikament zhvillohet jashtë Evropës, por propozon gjithashtu të ashtuquajturën licencë të detyruar ose të detyrueshme, në rast se prodhuesit nuk kanë ndërmend ta vënë atë në dispozicion në Evropë".
Dokumenti politik i PPE-së kërkon gjithashtu "standarde të zakonshme në BE për mbledhjen dhe analizën e të dhënave shëndetësore, masa të reja për të rikthyer prodhimin e barnave në BE dhe për krijimin e stoqeve të barnave të shpëtimit të jetës në Evropë". Për këtë arsye, nevojitet një "rritje e konsiderueshme" e fondeve të alokuara për kujdesin shëndetësor në MFF 2021-27: për programin Health4Eu, fondet tashmë kanë shkuar nga 413 milionë në vitin 2018, në 9.4 miliardë në vitin 2020. PPE-ja synon gjithashtu të ulë përdorimin e antibiotikëve si te njerëzit, ashtu edhe te bagëtitë në Evropë, për të adresuar problemin në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve. Sipas të dhënave të OBSH-së, 33 mijë njerëz vdesin çdo vit në Evropë për këtë arsye.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>