News

tet232020

2.4 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë në vitin 2021


Buxheti për ministrinë e Shëndetësisë për vitin që vjen, do të jetë 67.7 miliardë lekë, nga 65.3 miliardë lekë që kishte në dispozicion kjo ministri për vitin 2020. Shuma më e madhe e këtij buxheti shkon për shëndetësinë, afro 41.3 miliardë lekë.

Por, në kushtet e pandemisë së Covid-19, 6 miliardë janë planifikuar për të përballuar situatën duke nisur që nga furnizimi i mjekëve me veshje dhe pajisje, deri te përditësimi i protokolleve të trajtimit si për ata që kurohen në banesë, ashtu edhe për ata në spital.

 

Buxheti i përgjithshëm: 67.7 miliardë leke
Shëndetësia: 41.3 miliardë lekë
Përkrahja sociale: 25.4  miliardë lekë
Ish-të përndjekurit: 1.03 miliardë lekë

 

Por, përveç pandemisë Covid-19 në shëndetësi prioritet do të ketë rikonstruksioni i disa qendrave shëndetësore dhe spitaleve në vend. Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" pothuajse do ndërtohet nga e para, pasi dy godina të tij do të shemben e do të rindërtohen. Nga ana tjetër, do të rikonstruktohen shërbimi i neonatologjisë dhe i obstetrikës. Do të rikonstruktohen sallat e lindjes në maternitetin "Koço Gliozheni", si dhe do të pajiset me aparatura spitali i ri që po ndërtohet në QSUT.

 

Më poshtë, ndarja e buxhetit të ministrisë, sipas zërave.



Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>