News

pri62021

Covid-19. 54 mjekë të humbur, gjatë një viti pandemi

Covid-19 u ka marrë jetën 54 mjekëve në Shqipëri. Qëkur u shënua rasti i parë në muajin qershor, kur humbi jetën mjeku i parë nga coronavirusi, sistemi shëndetësor ka humbur edhe 53 mjekë të tjerë. Por, jo të gjithë janë përfshirë në statistikat e ministrisë së Shëndetësisë, pasi disa prej tyre ishin në pension, por vijonin të ofronin shërbim shëndetësor në spitale apo klinika private, pra, në sistemin shëndetësor jo publik. Urdhri i Mjekut ka regjistruar të gjitha jetët e humbura të mjekëve duke i konsideruar një boshllëk të madh në sistem.

"Ata ishin mjekë me përvojë që kanë krijuar një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor, si në atë publik, ashtu edhe në atë jo publik. Për t'u bërë mjek, nevojitet një investim i madh jo vetëm financiar, por edhe në vite jetë. Për më tepër që, mjekët e ikur, ishin me përvojë", shprehet kreu i Urdhrit të Mjekut, dr. Fatmir Brahimaj.

Por, a ishin të mbrojtur mjekët ndaj coronavirusit?

"Një pjesë e mjekëve që kemi humbur ishin të pambrojtur, duke iu shërbyer pacientëve që nuk ishin identifikuar me Covid dhe jo të gjithë kishin mundësi të respektonin masat mbrojtëse, pasi qendrat ku ofronin shërbim, edhe nuk i dispononin ato, me përjashtim të mjekëve në spitalet Covid. Kanë shkuar te kirurgu raste me Covid pa i treguar ose pa e ditur që janë prekur, duke infektuar kështu mjekun kirurg", shprehet dr. Brahimaj.

Urdhri i Mjekut insiston në kërkesën që Covid-19 të konsiderohet sëmundje profesionale, në mënyrë që familjet që kanë humbur kryefamiljarin apo anëtarin e tyre mjek, të ndihmohen nga ana financiare, siç e përcakton statusi i sëmundjeve profesionale.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>