News

qer42021

Shqipëria diskuton vaksinën anti-Covid te fëmijët. Dr. Silva Bino: Studimet për Pfizer-in tregojnë efikasitet edhe te fëmijët

Pas Italisë dhe Rumanisë, dy vende të BE-së të cilat kanë nisur në 1 qershor aplikimin e vaksinës Pfizer te fëmijët 12 vjeç e lart, edhe Shqipëria ka nisur diskutimet nëse duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve. Dr. Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe eksperte e vaksinimit në vendin tonë, thotë se "kemi nisur diskutimet me anëtarët e komitetit të ekspertëve të vaksinimit".

"Në mbledhjen që kemi sot, do të diskutojmë pikërisht këtë, fillimin e aplikimit të vaksinës Pfizer te fëmijët 12 vjeç e lart. Kjo është miratuar edhe në SHBA, madje ka nisur vaksinimi atje, por edhe BE-ja e ka miratuar dhe në dy vende po aplikohet vaksina Pfizer te fëmijët", u shpreh dr. Silva Bino.
Por, pyetur nga doktor33 se sa është mbrojta e vaksinës Pfizer dhe a do të jetë vaksina anti-Covid e përvitshme, Bino shpjegon:
"Aktualisht, ka studime se vaksina na mbron për 6 muaj e më pas, antitrupat bien. Por, ndërkohë po kryhen edhe studime të tjera. Edhe ne në vendin tonë kemi nisur një studim me personelin mjekësor, studim i cili do të zgjasë 1 vit. Mbetet për t'u parë se ç'do të ndodhë, pasi kanë kaluar vetëm 6 muaj qëkur nisi procesi i vaksinimit. Çdo gjë është duke u studiuar", shprehet Bino.

Tanimë, numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm duke na treguar fundin e pandemisë, por ekspertët druajnë të shprehen se virusi është zhdukur pasi nuk dihet sjellja e tij në fillim të vjeshtës dhe gjatë dimrit që vjen. Në Shqipëri gjithkush mund të vijë pa kufizime për turizëm, por kjo mbart me vete riskun e importit të ndonjë mutacioni.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>