News

qer92021

Mutacioni indian Delta i Covid-19 në Maqedoni. ISHP: Në Shqipëri, raste të dyshuara, asnjë i konfirmuar

Mutacioni Delta i variantit indian të Covid-19, ka alarmuar Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Tanimë, një rast është identifikuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Rasti thuhet se është i importuar, por kjo nuk e ul aspak rrezikun për t'u përhapur më tej. Dhe ajo që e bën akoma më shqetësuese shfaqjen e variantit Delta, është fakti se ende nuk ka të dhëna nëse vaksinat mbrojnë ndaj këtij varianti.

Shqipëria është në një situatë të mirë epidemiologjike në lidhje me Covid-19, por ne jemi të hapur ndaj çdo të huaji që vjen për turizëm, pa i detyruar që minimalisht të kenë tampon negativ në 72 orët e fundit, sikurse e kërkojnë edhe vende të tjera, duke rritur më shumë mundësinë e hyrjes së variantit Delta. Iris Hatibi, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik thotë se raste të dyshuara ka pasur, por nuk është konfirmuar asnjë i prekur me Covid-19 Delta në vendin tonë.

Sipas Hatibit, studimet tregojnë se mutacioni Delta i variantit indian i shfaqur në Britaninë e Madhe është 50% më infektues sesa varianti britanik i cili ishte 50-100% më infektues sesa Covidi klasik që preku mbarë botën. Ndërsa lidhur me klinikën e variantit të ri të Covidit indian, studimet tregojnë se nuk ka temperaturë dhe kollë, por ka diarre, nauze dhe këputje të cilat lidhen më shumë me simptomat e një viroze stinore, që janë serioze për shëndetin publik.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>