News

mar282023

Hiperaktiviteti te fëmijët, 8% e fëmijëve të prekur. Mjekët psikiatër: 80% e rasteve janë të trashëguara

Shpesh prindërit dhe mësuesit konstatojnë se fëmijët janë shumë të lëvizshëm. Disa fëmijë janë të pavëmendshëm dhe shumë hiperaktivë. Mjekët psikiatër vlerësojnë se ky çrregullim ka prekur rreth 8% të fëmijëve dhe në 80% të rasteve ai është i trashëguar.

8% e fëmijëve janë të prekur nga çrregullime të pamjaftueshmërisë së vëmendjes me hiperaktivitet. Klinicistët dhe kërkuesit shkencorë bien dakord që çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit është gjenetik. Ekspertët vlerësojnë se te kjo kategori fëmijësh vihet re prania e sjelljeve të papërshtatshme, me nivel të lartë të mungesës së vëmendjes, aktivitet i tepruar dhe impulsivitet. Më të prekur nga ky çrregullim janë djemtë.

Studimet e kryera në Shqipëri, nxjerrin në pah se 1% e nxënësve në shkolla janë të prekur nga çrregullime të vëmendjes dhe nga hiperaktiviteti. Raporti djem-vajza është 3 me 1 në popullatën e përgjithshme.

Por, ka edhe disa faktorë risku, që kanë të bëjnë me statusin e ulët socio-ekonomik, praninë  e konflikteve martesore apo familjare, si: divorci, neglizhimi, abuzimi apo mungesa e prindërve, pesha e ulët e fëmijës në lindje, si dhe prania e disa lloj insulteve të trurit.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>