News

pri202023

Miratohet udhëzuesi për kriteret e kandidatëve të shefave të shërbimit. Prof. Arben Gjata: Do të kandidoj sërish

Shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" do të ndryshojnë. Është miratuar dhe botuar në fletoren zyrtare udhëzuesi ku përcaktohen edhe pikët e vlerësimit për kandidatët që duan të marrin në dorë drejtimin e shërbimeve shëndetësore në qendrën më të madhe spitalore në vend. Minimumi që duhet të plotësojë një kandidat që të marrë pjesë në garë është që duhet të ketë gradën doktor shkencash. Shefi i shërbimit të kirurgjisë prof. Arben Gjata sqaron për Doktor33 se kontrata e shefave aktualë përfundon në muajin shtator.

"Zgjedhjet para katër vitesh janë zhvilluar në muajin maj, por deri sa u lidhën kontratat me shefat aktualë procesi zgjati deri në shtator, kështu që ata atëherë do të largohen nga detyra. Ndërkohë ne i kemi filluar procedurat dhe këto ditë hapet gara për kandidatët e rinj", u shpreh prof. Arben Gjata.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në garë këtë vit, prof. Gjata u përgjigj për Doktor33 se do të garojë sërish për shef shërbimi. Sipas tij ligji i lejon të gjithë mjekët që plotësojnë kiteret dhe që nuk e kanë mbushur ende moshën e pensionit, ndonëse mund të jenë afër saj.

Në udhëzimin e ri janë përcaktuar pikët e vlerësimit. Nëse kandidati ka vetëm gradën "doktor shkencash" vlerësohet me 5 pikë, titulli "professor i associuar" me 10 pikë, titulli "profesor" ka 15 pikë. Ndërsa projekti i tij dhe vizioni për të drejtuar një shërbim për 4 vite vlerësohet me 53 pikë dhe po kështu komisioni do të vlerësojë aftësinë profesionale dhe organizative në strukturat shëndetësore me 14 pikë.

Për shkak të moshës së pensionit disa nga shefat që kanë drejtuar për 4 vjet shërbime të rëndësishme si: kardiologjia, nefrologjia apo sëmundjet interne nuk do të mund të marrin pjesë në garë, duke ua lënë vendin kandidatëve të rinj.

 

Alma Demiraj

 

Udhëzuesi për miratimin e kritereve të vlerësimit të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare

https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/64/f09b817b-fa08-4614-82e9-4dab85d6f646



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>