News

maj82024

AstraZeneca tërheq vaksinën e saj kundër Covid-19 nga tregu botëror

AstraZeneca njoftoi të mërkurën se ka filluar të tërheqë vaksinën e saj kundër Covid-19 nga tregu në mbarë botën. Kompania farmaceutike shtoi gjithashtu, se do të vazhdojë me tërheqjen e autorizimeve për tregtimin e Vaxzevria në Evropë.

AstraZeneca e arsyetoi tërheqjen me mungesën e kërkesës dhe tepricën e vaksinave që janë aktualisht të disponueshme në treg. Duke qenë se janë zhvilluar shumë vaksina të përditësuara për variantet e Covid-19, tani ka një tepricë flakonesh të disponueshme. Kjo gjë ka shkaktuar rënie të kërkesës për Vaxzervria, e cila as nuk prodhohet dhe as nuk nxirret më në treg.

Vendimi erdhi fill pas deklaratës zyrtare të kompanisë në mars mbi ndalimin e tregtimit të vaksinës në BE. Ditën e martë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nxori një lajmërim, sipas të cilit vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.

Vaksina u bë objekt i një padie të ngritur në Londër nga të afërm të qytetarëve britanikë që ndërruan jetë nga mpiksjet e gjakut, të cilat duket se lidhen me produktin AstraZeneca. "Ajo mund të shkaktojë efekte të rralla anësore, me komplikacione mundësisht fatale", thuhet në dokumentin ligjor të dorëzuar në gjykatë.

Efekti anësor i rrallë, por i rëndë njihet si trombozë me trombocitopeni, ose ndryshe TTS. Ky sindrom i rrallë është konstatuar në afro dy ose tre individë nga 100.000 të vaksinuar me Vaxzevria.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>