News

maj272024

Ndërhyrjet estetike dhe komplikacionet e lidhura me to

ASCAD: Zhvillohet për të tretin vit, Kongresi i Dermatologëve në Shqipëri

Profesorë të njohur të Dermatologjisë nga Evropa, Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur për të tretin vit radhazi në kongresin e përvitshëm, gjatë së cilit kanë diskutuar mbi të rejat dhe zhvillimet më të fundit në këtë fushë. Por, krahas zhvillimeve novatore, kanë dalë në pah edhe problematikat.

Sipas mjekëve dermatologë, rrjetet sociale po ndikojnë në transformimin e vajzave të reja, të cilat,  në kërkim të bukurisë, kanë transformuar imazhin e tyre me filler-a apo ndërhyrje. Nuk kanë qenë të pakta rastet me dëmtime, pasi janë drejtuar te mjekët jo profesionistë, duke marrë të shëmtuarën në këmbim të së bukurës.

Kjo, pasi ato frekuentojnë sallone estetike që injektojnë solucione aspak të certifikuara dhe që nuk dihen nga vijnë, pasi nuk kalojnë nëpërmjet rrjetit të sigurt dhe të kontrolluar, por futen në territorin e Shqipërisë më çanta e pa iu nënshtruar kontrolleve.

"Rrjetet sociale kanë ndikuar tek vajzat e reja duke bërë që ato të fillojnë herët me riparimet, gjë që për mua si mjeke dermatologe, do të ishin normale pas moshës 35-vjeçare, atëherë kur mund të rregullohet ndonjë rrudhë. Nuk jam aspak dakord të fillojnë që herët. Do t'i shikoni pas 5 vitesh dëmet që mund të jenë shkaktuar nga ndërhyrjet në mosha të reja dhe për më tepër, tek ata të cilët nuk janë profesionistë", shprehet mjekja dermatologe dr. Erjona Shehu.

Për mjeken dermatologe Monika Fida, ky kongres u jep mundësi mjekëve të rinj dhe jo vetëm, që të mësojnë zhvillimet e fushës së dermatologjisë.

"Thirrja jonë si mjekë dermatologë, është që vajzat dhe djemtë të mos joshen nga çmimet e lira dhe të orientohen nëpër sallone që nuk kanë një mjek dermatolog. Mund të kenë dëme të pariparueshme. Një mjek profesionist, edhe nëse ndodh një komplikacion, di si ta zgjidhë", u shpreh prof. dr. Monika Fida,  pedagoge pranë UMT-së.

ASCAD u krijon mundësi mjekëve dermatologë të njihen, përveçse me praktika të reja, edhe me produkte të reja që sjellin kompanitë farmaceutike.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>