qer142014
Një milion numri i adoleshentëve të vdekur në 2012ën
Tre shkaqet kryesore të vdekjeve të adoleshentëve të moshës 10-19 vjeç në botë janë: aksidentet automobilistike, infeksionet HIV/AIDS dhe vetëvrasjet, ndaërsa depresioni është shkaku kryesor i invaliditetit dhe sëmundshmërisë. Këtë na e thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport nën titullin "Health For The World's Adoleshents", që sinjalizon se si në 2012 kanë vdekur rreth 1.3 milionë adoleshentë në rang botëror nga shkaqet e përmendur më sipër. Për këtë OBSH i rekomandon qeverrive në të gjithë botës përforcim të masave për tu dalë ballë nevojave fizike dhe mendore adoleshentëve. "Deri më tani qeveritë nuk kanë treguar përkujdesje të mjaftueshme për shëndetin e fëmijëve dhë adoleshentëve. Të shpresojmë që ky raport të shërbej si tampolinë për të nisur një aksion të përshpëjtuar në favor të kësaj grupmoshe" shprehet Flavia Bustreo, e OBSH. Ekspertët nënvizojnë se adoleshenca është periudha më kritike për parandalimin e sëmundjeve kronike si dhe për të hedhur bazat për një shëndet të mirë në moshë adulte. "Nëse lihen pas dore, problemet e sjelljes dhe të shëndetit që vihen re në adoleshencë kanë efekte potencialisht dëmtuese për jetën e tyre të mëtejshme." Dhe nga raporti del se në rastet e fatkeqësive nga aksidentet automobilistike, numri i meshkujve të aksidentuar është tre herë më i lartë se i femrave. Ndërkohë është përgjysmuar numri i vdekjeve gjatë shtatzanisë dhe lindjes në Azi dhe Afrikë, edhe pse mortaliteti matern mbetet ende i lartë. Ky është pikërisht shkaku i dytë në botë i vdekjeve në femrat e moshës 15-19 vjeç, pas vetëvrasjes, ndërsa në Afrikë, AIDS është shkaku kryesor i vdekjeve. Por vdekjeprurëse rezultojnë edhe sëmundje të tjera si diarretë, infeksionet respiratore dhe meningiti. Ato janë përgjegjëse për 18% të vdekjeve në moshat 10-14 vjeç. Për të rinjtë në botë është bërë shumë, por akoma më shumë mbetet për të bërë: nga studimet e bëra nga OBSH mbi politikat e ndjekura për shëndetin e adoleshentëve në 109 shtete rezulton se 84% e tyre i kushton vëmendje të veçantë adoleshentëve. Dhe në tre të katërtat e rasteve kjo vëmendje shkon për shëndetin e tyre.