Pediatri

sht272014

Tonsilektomia favorizon mbipeshën në fëmijët me apne gjumi

Sipas një studimi të publikuar në Pediatrics, trajtimi me adenotonsilektomi (heqja e bajameve) në sindromën e apnesë pediatrike të gjumit  çon në një shtim të konsiderueshëm në peshë pavarësisht peshës ( BMI) së pacientit perpara operacionit.
"Me fjalë të tjera, kjo ndërhyrje normalizon peshën në fëmijët që kanë një defiçit të rritjes, por rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët mbipeshë", shpjegon Eliot Katz, pneumologë në Spitalin pediatrik në Boston, Massachusetts, dhe autori i parë i artikullit. Mungesa e rritjes është raportuar shpesh në fëmijët me sindromin e apnesë së gjumit, i cili është shkaku kryesor i hipertrofisë adenotonsilare e cila zakonisht trajtohet me tonsilektomi, një procedurë e njohur për të promovuar shtimin në peshë. "Shtimi i menjëhreshëm në peshë pas heqjes së bajameve mund të jetë e mirë për fëmijët me rritje të vonuar, por kjo nuk është aspak për bashkëmoshatarët me peshë normale", thotë studiuesi, duke theksuar se adipoziteti i tepruar mund të rrisë jo vetëm sëmundshmërinë e lidhur me obesitetin, por edhe rrezikun e përsëritjes së sindromës.
Prej këtu, shqyrtimi i publikuar në Pediatrics, një studim i kontrolluar dhe randomizuar për të provuar nëse adenotonsilektomia në sindromin e apnesë së gjumit mund të çojë në shtim të peshës në fëmijët e operuar, në mënyrë të pavarur nga BMI para operacionit. "Për studimin janë përzgjedhur 464 pacientë me sindromën në fjalë të moshës 5-10 vjeç, të randomizuar për të kryer adenotonsilektomi ose për të ndjekur një strategji kujdesi të vazhdueshëm dhe terapi mbështetëse, "tha pneumologu, duke theksuar se polsomnografia, së bashku me zbulimin e të dhënat antropometrike, është kryer në fillim të studimit dhe pas 7 muaj folloë-up. "Të dhënat tregojnë një rritje në indeksin e peshës trupore (BMI) në të dy grupet, e cila, ishte dukshëm më e lartë te fëmijët që i nënshtroheshin adenotonsilektomisë.
Dhe në këtë grup ka pasur një incidencë më të lartë të obezitetit në krahasim me grupin e fëmijëve nën kujdes të vazhdueshëm dhe terapi mbështetëse: 52% kundrejt 21%, "thekson studiuesi, duke shtuar se përkatësia etnike, gjinore dhe ashpërsia e indeksit mesatare e apne-hypopnesë nuk ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me shtimin në peshë. "Këto rezultate tregojnë se në fëmijët mbipeshë të cilët kanë kryer adenotonsilektomi për sindromin e apnesë së gjumit është i rëndësishëm kontrolli i peshës me këshillim mbi ushqyerjen dhe nxitjen e aktivitetit fizik," përfundon Katz.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>