mar242015
Antidepresivët në shtatzani nuk e shtojnë rrezikun e astmës tek pasardhësi
Studime të mëparshme kanë treguar se depresioni amësor mund t'i bashkangjitet shfaqjes së astmës tek pasardhësi, por edhe përdorimi i antidepresivëve në periudhën prenatale ose të shtatzanisë e shton rrezikun e astmës tek fëmijët. Kësaj pyetjeje janë munduar ti përgjigjen tek "Pediatrics" një grup kërkuesish danezë të drejtuar nga epidemologja Xiaqin Liu e Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Arhaus, e cila ka zhvilluar një studim mbi nënat e fëmijëve të lindur në Danimarkë midis viteve 1996 dhe 2007 të cilat ishin diagnostikuar me depression dhe trajtoheshin me antidepresivë në periudhën prenatale ose gjatë shtatzanisë. "Depresioni prek nga 7% deri në 13 % të grave shtatzëna aq sa është vërtetuar se përdorimi i antidepresivëve është rritur si nw Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës-, thotë kërkuesja e cila thekson se antidepresivët mund të kalojnë barrierën placentare dhe të hyjnë në qarkullim fetal, duke ulur nga njëra anë zhvillimin e sistemit të frymarrjes dhe nga ana tjetër rritjen dhe zhvillimin e fetusit, të dy këta, faktorë të njohur për zhvillim e astmës tek fëmijët. "Është i pakët informacioni mbi rrezikun e astmës si pasojë e ekspozimit ndaj antidepresivëve. Sipas njohurive të deritanishme i vetmi studim i publikuar mbi këtë argument sugjeronte një bashkim midis antidepresivëve në shtatzani dhe astmës tek pasardhësi-, thekson epidemologia e cila bashkë me kolegët e saj ka studiuar një grup prej gati 733.685 fëmijësh ndër të cilët 21.371 kanë lindur nga nëna me depression prenatal. Midis tyre 8.895 kishin lindur nga gra shtatzëna të cilat përdornin antidepresivë ndërsa 12.476 të tjerët vinin nga nëna të cilat nuk përdornin antidepresivë. Sipas llogarive prania e depresionit prenatal amësor dhe pjesërisht më e ulët edhe ajo atësore, bashkangjitet me një rritje të rrezikut e astmës tek pasardhësit me gati 25% në krahasim me fëmijët e lindur nga nënat jo depressive. " Duke nënshkruar analizën vetëm tek fëmijët e lindur nga nënat me depression rrezulton fakti se antidepresivët në shtatzani nuk e rrisin rrezikun për astmë, me përjashtim të farmaceutikëve më të vjetër-, përfundon autorët.
Pediatrics. 2015. doi: 10.1542/peds.2014-4073