Pediatri

pri82015

Obeziteti tek fëmijët: supermarketet nuk mjaftojnë për të ndryshuar zakonet ushqimore

Të ndërtosh supermarket me një shumëllojshmëri të madhe zgjedhjeje të produkteve të shëndetshme dhe të freskëta brënda lagjeve të ashtuquajtura "shkretëtira ushqimore" mund të mos sjellë efektet e dëshiruara, domethënë ndryshimin e zakoneve ushqimore ose reduktimin e obezitetit tek fëmijët. Ja cilat janë rezultatet e një studimi të publikuar tek "Public Health Nutrition" dhe i zhvilluar nga kërkuesit e" New York University Langone Medical Center" duke marrë në intervistë familjarët ose kujdestarët e fëmijëve nga mosha 3 deri në moshën 10 vjeç. Brian Elbel professor shëndeti dhe kolegët e tij kanë krahasuar dy lagje të Bronksi: Morrisania, ku është ndërtuar nje supermarket i ri me fondet e qeverisë dhe High Bridge, një "shkretëtirë ushqimore".  Informacionet e kërkuara ishin mbi produktet ushqimore të blera dhe të konsumuara në të dyja zonat si para hapjes së supermarketit si dhe mbas pesë javësh ose mbas një viti nga hapja e tij. "Nga të dhënat e mbledhura nuk dalin ndryshime domethënëse të pranisë së ushqimeve të shëndetshme tek zona e pajisur me supermarket nga ajo e cila nuk ka një të tillë-, thotë autori i artikullit duke theksuar se fëmijët të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta ose nga minoranca etnike janë më të prekur nga obeziteti, si pasojë e një mundësie më të ulët për të zgjedhur ushqime më të shëndetshme në krahasim me moshatarët në gjëndje më të mirë ekonomike. "Supermarketet të cilat ofrojnë çmime më të arsyeshme, variacion më të madh ushqimesh të freskëta, fruta dhe zarzavate mund të bëjnë goxha diferencë në krahasim me "fast-food" dhe dyqanet e vogla të cilat shesin prodhime ushqimore me përmbajtje të lartë kalorike dhe me vlera të ulëta ushqyese, të cilat janë shumë më të shpeshta në zonat e varfëra sesa në zonat e pasuara. "Sidoqoftë të dhënat tona për momentin nuk e konfirmojnë këtë hipotezë-, vazhdon Elbel, duke shpjeguar se përzgjedhja e ushqimit është e vështirë dhe disponibiliteti i produkteve me cmim të ulët i bashkuar me marketingun e produkteve "Junk Food" është e vëshitë për tu kundërshtuar. "Supermarketet e reja mund të luajnë një rol të rëndësishëm, por vetëm nëse mbështeten nga strategji të përshtatshme të cilat promovojnë një stil jetese të shëndetshëm-, përfundojnë autorët.

Public Health Nutr 2015. doi: 10.1017/S1368980015000282


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>