Pediatri

qer232015

Tek bebet, prerja e vonuar e kordonit ombelikal është positive për shëndetin

Në bazë të rezultateve të një studimi të publikuar në revistën "Jama Pediatrics" dhe i drejtuar nga Ola Andersson nga Universiteti i Uppsala në Zvicër, prerja e vonë e kordonit ombelikal me qëllim parandalimin e mungesës së hekurit në fëmijëri, lidhet edhe me funksione motorike dhe sociale më të mira te fëmijët deri në moshë 4 vjeç. "Zhvillimi nervor tek fëmijët mund të ndikohet nga mungesa e hekurit, problem shumë i përhapur tek fëmijët në moshë parashkollore me pasoja mbi aftësitë njohëse, motorrike dhe mbi sjelljen-, shpjegon autori duke theksuar që të presësh dy ose tre minuta mbas lindjes para se të lidhësh dhe të presësh kordonin ombelikal lejon që foshnja të marrë gjakun e mbetur të placentës. "Një ngjarje që lidhet me përmirësimin e vlerave të hekurit në 4 deri në 6 muajt e parë të jetës-, vazhdon më tej kërkuesi. Të dhënat mbi rreziqet dhe përfitimet afatgjata të kësaj procedure janë të pakta, prandaj kërkuesit suedezë kanë vlerësuar efektet afatgjata të prerjes së vonuar të kordonit ombelikal mbi zhvillimin neurologjik të 263 fënijëve të lindur në gjëndje të mirë shëndetësore. "Në 141 raste është kryer prerja e vonuar e kordonit në një afat kohor prej 3 minutash ose më i lartë ndërsa në rastet e mbetura është bërë prerje e parakohshme brenda 10 sekondave të para të lindjes-, shpjegon Anderson. Mbas një vëzhgimi prej 4 vitesh ka rezultuar se edhe pse nuk ka diferenca të mëdha për sa i përket nivelit të inteligjencës, fëmijët të cilëve u është prerë kordoni më vonë kishin rrezultat mesatarish të lartë në aspektin social dhe funksionet motorike. Si përfundim, siç theksojnë dhe autorët, të vonosh disa minuta prerjen e kordonit ombelikal nuk përbën asnjë diferencë në zhvillimin nervor por favorizon aktivitetet sociale dhe funksionet motorike. Janë të dhëna që shtojnë njohuri të çmuara mbi efikasitetin dhe sigurinë e prerjes së vonuar të kordonit tek foshnjet e shëndetshme-, thotë në një artrikull Heike Rabe i "Brighton and Susseç Medical School" në Brighton, në Mbretërinë e Bashkuar. 
JAMA Pediatr. 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.0358
JAMA Pediatr. 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.0431
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>