Pediatri

qer252015

Detyrat gjatë verës: këshillat e Sipps për t'i përballuar pa stres

Të dobishme, të padobishme apo të dëmshme? Vjen vera dhe tema e detyrave për gjatë verës fillon të diskutohet, nga njëra anë sepse studentët fillojnë të shijojnë pushimet pak a shumë të merituara dhe nga ana tjetër duhet të bëjnë llogaritë me studimet verore: nga leximet e thjeshta deri tek përsëritjet për të shmangur mbetjen në klasë. Stresi është në pritje të vazhdueshme pavarësisht detit dhe diellit. Gjithsesi ka masa që mund të merren, të paktën kështu thonë pediatrët e Shoqërisë Italianë të Pediadrisë Parandaluese dhe Sociale (SIPPS), të cilët japin këshilla të dobishme për të shijuar sa më shumë pushimet. Leo Venturelli pediatër familjeje i Asl Bergamo: "Në fund të shkollës fëmijët dhe studentët kanë të drejtën e tyre për tu qetësuar pa qënë e nevojshme të vrapojnë për të arritur në orar për mësim dhe organizmi përfiton shumë nga ky fakt-. Të jetosh në ajër të hapur, të ndërrosh zakonet e përditshme dhe të njohësh miq të rinj janë të gjithë faktorë pozitiv. "Të stakosh trurin për shumë kohë do të thotë të harrosh se cfarë ke mësuar gjatë vitit dhe detyrat e famshme të verës kthehen në një mankth familjar-, thotë presidenti i SIPPS Giuseppe Di Mauro, duke theksuar se pediatrët e SIPPS nuk duan të kundërshtojnë detyrat e verës por të nxjerrin udhëzime së si fëmijët dhe prindërit të mund t'i përballojnë me më shumë qetësi. 
Këshillat e ekspertëve janë:
Të fillosh pushimet duke i vazhduar për të pakten 20 ditë: stimulon organizmin, sidomos reagimin hormonal dhe aparatin imunitar.
T'u afrohen materialeve shkollore duke lexuar libra, pa e parë si një detyrim.
Të organizohen detyrat sipas ditëve të mbetura nga pushimet, duke u munduar ti dedikohet të paktën një orë në ditë secilës lëndë dhe pjesën tjetër kohës së lirë.
Të organizosh gramatikën dhe matematikën si lojra dhe quiz-e duke treguar bashkë me prindërit, interes për rendimentin e mirë.
Të organizosh ditën duke u dhënë hapsirën e nevojshme detyrave dhe lojrave në tablet dhe kompjuter dhe lojrave me shokët.
Detyrat duhet ti bëjnë ata që ndjekin shkollën dhe jo prindërit: fëmijët dhe djemtë duhet të ndërgjegjësohen për aftësitë e tyre.
Të organizohen grupe studimi me miq ose komshinj duke u takuar të paktën një orë në ditë për të bërë sëbashku detyrat.
Duhet t'u lihet hapsira fëmijëve të zgjdhin vet se kur duan të mësojnë pa presion dhe shpërqëndrime.
Shoqëria Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale - SIPPS
http://ëëë.sipps.it/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>