Pediatri

kor202015

Udhëzime të reja mbi parandalimin e obezitetit infantil

Një kosh me fruta në vënd të marmalatës, një gotë me ujë ose një gotë me qumësht të skremuar në vend të pijes me sheqer. Këto janë disa nga sugjerimet që pediatri duhet tu japë familjeve dhe pacientëve të tij për të parandaluar obezitetin tek fëmijët sipas rekomandimeve të "American Academy of Pediatrics" të cilat sapo janë publikuar te "Pediatrics". "Për shkak të ndërlikimeve mjekësore dhe psikosociale, obeziteti tek foshnjet dhe kostot e saj mjekësore të tanishme dhe në të ardhmen, ky kusht është i njohur si prioritet i shëndetit publik-, shkruajnë autorët të cilët janë drejtuar nga Stephen Daniels i "dell'University of Colorado" si dhe president i komisionit AAP mbi ushqimin. "edhe kur familjet e njohin sjelljen e duhur të shëndetshme për fëmijët e tyre , mund të kenë gjithsesi nevojë për ndihmën e pediatrit për ti vënë në zbatim-, shpjegon Daniels duke theksuar se pediatri mund dhe duhet të zhvillojë një rrol të rëndësishëm në parandalimin e obezitetit pasi është në pozicionin e privilegjuar që të mund të bashkpunojë më familjet dhe pacientët. Ja cilat janë disa nga këshillat kryesore të cilat duhen vënë në zbatim: 1. Pijet me sheqer si sukot, çaji i ftohtë, koka kola duhet të hiqen tërësisht nga dieta e fëmijëve dhe duhen zëvendësuar me ujë dhe qumësht të skremuar. Uji me gaz, pijet pa sheqer ose të ato të cilat janë ëmbëlsuar artificialisht duhet të kenë një vend shumë të kufizuar në dietën e fëmijëve. 2. Të ushqyerit në pediatri duhet të jetë e pasur me ushqime të cilat përmbajnë kalori të pakta, si perimet, frutat, drithërat integrale, mish i ndryshëm, peshk dhe duhet të kufizohet nga mishrat me dhjam, ushqimet e skuqura, prodhimet e furrës, ëmbëlsirat, djathrat si dhe salcat me bazë vaj ulliri. 3. Çdo ushqim hiper kalorik në shtëpi duhet mbledhur me letër guzhinë për ta bërë sa më pak të dukshëm dhe duhet vendosur në ambiente sa më të fshehura të mundshme ndërsa ushqimet e shëndetshme duhet të vihen gjithmonë sa më shumë në dukje. "Praktikisht duhen zëvendësuar ushqimet e dëmshme me ato të shëndetshme-, thonë autorët duke saktësuar se ky dokument jep informacione të gjera edhe në lidhje me menunë ushqimore të përdorur nëpër shkolla, sa kohë kalohet para televizorit dhe sa kohë i kushtohet aktivitetit fizik. "Asnjëherë nuk është shumë herët për një familje që të ndryshojë stilin e saj të jetesës për të ndihmuar fëmijët që të mbajnë ose të arrijnë një peshë të shëndetshme-, përfundon Sandra Gassink, bashkautore e udhëzimeve dhe president i AAP.
Pediatrics. 2015;136(1):e275-92. doi: 10.1542/peds.2015-1558
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>