Pediatri

tet152018

Ekranet, gjumi dhe aktiviteti fizik. Çfarë ndikon më shumë tek aftësitë njohëse të fëmijëve?

Kufizimi i kohës së shpenzuar para një ekrani për qëllime rekreative në më pak se dy orë në ditë, gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik janë sjellje që bëjnë një përmirësim të aspekteve njohëse te fëmijët, sipas një studimi të botuar në "The Lancet Child & Adolescent Health".

"Udhëzimet Kanadeze për Fëmijët dhe të Rinjtë, rekomandojnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë, maksimumi dy orë kohë rekreative para një ekrani dhe 9-11 orë gjumë gjatë natës për fëmijët e moshës 8-11 vjeç. Qëllimi ynë ishte të bënim të mundur plotësimin e këtyre rekomandimeve dhe matjes më tej, të aftësisë njohëse", thotë Jeremy Walsh (Instituti i Kërkimeve CHEO në Otava, Kanada), autori kryesor i studimit.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 4,520 fëmijëve të moshës 8-11 vjeç nga 20 qendra në SHBA. Fëmijët dhe prindërit kanë plotësuar pyetësorët në fillim të studimit për të vlerësuar aktivitetin fizik, gjumin dhe kohën e kaluar para ekranit për secilin fëmijë. Më tej, fëmijët kanë zhvilluar një test njohës, që ka vlerësuar aftësitë gjuhësore, kujtesën episodike, funksionin ekzekutiv, vëmendjen, kujtesën e punës dhe shpejtësinë e përpunimit.

Autorët morën parasysh variabla të tillë, siç janë të ardhurat e familjes, edukimi i prindërve dhe fëmijëve, etnia, zhvillimi i pubertetit, indeksi i masës trupore dhe fakti nëse fëmija kishte një dëmtim traumatik të trurit. Në përgjithësi, 2.303 (51%) pjesëmarrës kanë plotësuar rekomandimin për gjumë, 1.655 (37%) atë që i përkiste kohës së kaluar para ekranit dhe 793 (18%) atë në lidhje me aktivitetin fizik. 3,190 (71%) pjesëmarrës kanë plotësuar të paktën një rekomandim, ndërsa 216 (5%) i plotësuan të treja rekomandimet.

Aftësia njohëse e përgjithshme ka rezultuar e lidhur pozitivisht me çdo rekomandim dhe aftësia njohëse e përgjithshme ishte më e mirë te pjesëmarrësit që plotësuan të treja rekomandimet. Duke i marrë parasysh faktorët individualisht, koha e kufizuar e kaluar para ekranit dhe sasia e duhur e gjumit kanë patur lidhje më të forta me përmirësimin e aftësisë njohëse.

"Provat sugjerojnë se gjumi i mirë dhe aktiviteti fizik janë të lidhur me performancë më të mirë akademike, ndërsa aktiviteti fizik është i lidhur me reagim më të mirë, vëmendje dhe kujtesë", përfundojnë autorët.

 

The Lancet Child & Adolescent Health 2018. Doi: 10.1016/S2352-4642(18)30278-5
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2352464218302785?via%3Dihub


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>