Pediatri

kor252019

Antibiotikët shtojnë rreziqet te fëmijët me peshë shumë të ulët në lindje

Një studim i kohëve të fundit i botuar në "Pediatrics" ka zbuluar se ekspozimi i zgjatur ndaj antibiotikut empirik mund të shkaktojë dëme nëse ndodh brenda javës së parë pas lindjes, te fëmijët me peshë shumë të ulët.
"Studimet epidemiologjike kanë treguar se trajtimi empirik fillestar i zgjatur, është i lidhur me rezultate të pafavorshme, duke përfshirë zhvillimin e infeksioneve të marra në spital, enterokolitit nekrotizant ose vdekjes", thotë autori kryesor i studimit, Joseph Ting (Universiteti British Columbia në Vankuver). Hulumtuesit kanë mbledhur të dhëna nga 14,207 foshnja me peshë shumë të ulët lindjeje (<1,500 g) të shtruar në 29 njësi të kujdesit intensiv neonatal në Kanada, për të vlerësuar ndikimin e antibiotikëve në një rezultat të përbërë të vdekshmërisë ose morbiditetit të rëndë, hemorragji të rënda intraventrikulare, leukomalaci periventrikulare, retinopati e parakohshme e fazës 3-5 në të dy sytë, enterokolit nekrotizant të paktën në fazë të dytë, sëmundje kronike të mushkërive ose zhvillim të infeksioneve të marra në spital.

Nga foshnjat e marra në konsideratë, 2,950 (21%) nuk kanë marrë antibiotikë, 5,401 (38%) kanë marrë antibiotikë për një periudhë 1-3 ditë dhe 5,856 (41%) për një periudhë prej katër deri në shtatë ditësh. Hulumtuesit kanë zbuluar se ekspozimi ndaj antibiotikëve katër deri në shtatë ditë në javën e parë pas lindjes, lidhet me mundësi më të larta për të verifikuar një rezultat të përbërë, krahasuar me ata që nuk marrin antibiotikë, ose që i marrin për një deri në tre ditë.
Çdo ditë shtesë e përdorimit të antibiotikut u shoqërua me një probabilitet 4.7% më të lartë për rezultat të përbërë dhe në veçanti, te foshnjat me peshë shumë të ulët lindjeje, kjo mundësi u rrit me 7.3%. "Administrimi i çdo antibiotiku në mënyrë të zgjatur, pa një ekzaminim pozitiv mikrobiologjik, duhet të përbëjë një përjashtim dhe jo rregull", përfundojnë autorët. Në një editorial shoqërues, Joseph Cantey (Universiteti i Teksasit) dhe Adam Hersh (Universiteti i Utahut, Salt Lake City), theksojnë se normat e përshkrimeve në njësitë e kujdesit intensiv neonatal janë aktualisht të larta në nivel të papranueshëm. "Qasja më e sigurt për shumë prej këtyre fëmijëve të cenueshëm mund të përfshijë një vlerësim të plotë, shtresëzim më të kujdesshëm të rrezikut dhe vëzhgim nga afër", thonë redaktorët.


Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-2286
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30819968

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-3902
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30819970


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>