nën52019
Hiperkolesterolemia familjare. Efektet pozitive të marrjes së statinave që në fëmijëri
Sipas një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine", te pacientët me hiperkolesterolemi familjare, fillimi i terapisë me statina, gjatë fëmijërisë ngadalëson përparimin e arteriosklerozës dhe redukton rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare në moshë të rritur.
"Efikasiteti afatshkurtër i terapisë me statina te fëmijët është i sigurt, por studimet me ndjekje të gjatë mbi ndryshimet në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare janë të pakta", shkruan autori kryesor, Ilse Luirink, nga Universiteti i Amsterdamit në Holandë. Studiuesit përfshinë 184/214 pjesëmarrës në një eksperiment klinik 2-vjeçar mbi efektivitetin e pravastatinës në vitet '90 në rastet me hiperkolesterolemi familjare (konfirmuar në 98%), të cilët, së bashku me 77/95 vëllezër e motra të shëndetshëm iu nënshtruan analizave të gjakut dhe matjes së trashësisë intima-media karotid (c-IMT).
Në rreth 20 vjet, niveli mesatar i kolesterolit LDL u ul me 32% (nga 237.3 në 160.7 mg/dL) te pacientët, ndërsa u rrit me 24% (nga 99.0 në 121.9 mg/dL) te vëllezërit dhe motrat. Vetëm 20% e pacientëve (37 vetë) e arritën objektivin për një kolesterol LDL më të ulët se 100 mg/dL, por c-IMT e tyre mesatare ishte e ngjashme me atë të vëllezërve dhe motrave (0,555 mm përkundrejt 0.551 mm), megjithëse ishte më e lartë në nivelin fillestar (0.446 mm përkundrejt 0.439 mm).
Sa i përket rrezikut kardiovaskular në moshën 39-vjeçare, incidenca kumulative e ngjarjeve kardiovaskulare ishte më e ulët te pacientët që e kishin nisur trajtimin me statina në moshën mesatare 14 vjeç, krahasuar me prindërit e tyre, të cilët e kishin filluar terapinë më vonë (1% kundrejt 26%).
Nuk është vënë re asnjë vdekje për shkaqe kardiovaskulare midis pacientëve, ndërsa 7% e prindërve me patologji vdiqën para moshës 40-vjeçare, me infarkt të miokardit. Kështu, autorët arritën në përfundimin se, meqenëse shumica e pacientëve ishin në trajtim me statina gjatë ndjekjes, fillimi i terapisë në fëmijëri ka pasur efekte të dobishme mbi aterosklerozën, edhe kur objektivat e udhëzimeve nuk janë arritur. Siç vëren Jennifer Robinsoni (Universiteti Ioua, SHBA), statinat janë barna plotësisht të sigurta.
"Mendoj se është thuajse krim të mos trajtosh fëmijë dhe të rritur të rinj me hiperkolesterolemi familjare, duke pasur parasysh sasinë e njohurive që kemi tashmë dhe shtimin e këtij studimi", komenton ai. Rezultatet, pra, paraqiten si një "thirrje për veprim".
N Engl J Med. 2019 Oct 17;381(16):1547-1556. doi: 10.1056/NEJMoa1816454.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31618540