Pediatri

sht282020

Vaksina për Covid-19 te fëmijët. Diskutime mbi kriteret për ta bërë të detyrueshme

Sipas një opinioni të botuar në "Jama Pediatrics", vendimi nëse duhet bërë apo jo i detyrueshëm vaksinimi kundër coronavirusit te fëmijët, duhet të merret bazuar në nëntë kritere standarde, të cilave duhet t'u jepet përparësi e ndryshme, bazuar në zbulimet e reja mbi sëmundjen. "Këto kritere mund të ndahen në tre kategori, ato që lidhen me vaksinën, sëmundjen dhe praktikën", thotë Douglas Opel (Universiteti i Uashingtonit, Siatëll), autori kryesor i punimit.

Ekzistojnë katër kritere për vaksinën: Bari të jetë i sigurt dhe të ketë një nivel të pranueshëm të efekteve anësore, të jetë efektiv, të ketë ka një raport kosto/përfitim të ngjashëm me atë të vaksinave të tjera, të ketë lidhje me shtimin e sigurisë në mjedisin shkollor.
Pastaj, ekzistojnë dy kritere që lidhen me sëmundjen: vaksina duhet të parandalojë sëmundjet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të konsiderueshme në të paktën disa nëngrupe të popullsisë dhe duhet të ulë rrezikun e transmetimit nga personi në person.
Tre kritere të tjera që lidhen me praktikën: të jetë e pranueshme për komunitetin mjekësor dhe publikun, të jetë e arsyeshme barra administrative e administrimit dhe e monitorimit të vaksinave dhe barra e pajtueshmërisë.
Kriteri të cilit duhet t'i jepet përparësi absolute do të jetë qartë prova se vaksina është e sigurt për fëmijët. Ndër kriteret e tjera, ato mbizotëruese aktualisht duket se janë barra e sëmundjes e cila është thelbësore në të paktën një nëngrup të popullatës dhe ulja e rrezikut të transmetimit të sëmundjes. Kriteri i fundit, megjithatë, bazohet në të kuptuarit e rolit të fëmijëve në transmetimin e Sars-CoV-2, i cili aktualisht nuk është vlerësuar ende.

Si kriter të mëvonshëm, autorët do të konsideronin mbrojtjen për fëmijën nga Covid-19 dhe faktin që vaksina nuk duhet të jetë e rëndë për fëmijën, prindin, ose kujdestarin. Për shembull, nëse në një moment studimet treguan se probabiliteti dhe shkalla e dëmtimit nga Covid-19 janë më të mëdha te fëmijët sesa mendohet tani, do të ishte e justifikuar t'i jepet përparësi kriterit të efektivitetit të vaksinës në zbutjen e dëmtimeve të tilla, krahasuar me transmetimin e sëmundjes dhe ngarkesën e qasjes ndaj saj e kështu me radhë, në varësi të asaj që do të tregojnë provat e reja.

 

Jama Pediatrics 2020. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2020.3019
http://dx.doi.org/10.1001/jamapediatrics.2020.3019


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>