Pediatri

tet142021

Covid-19. Te fëmijët, të dhënat e miopisë janë përkeqësuar për shkak të kufizimeve nga pandemia

Përhapja e miopisë dhe përqindja e fëmijëve në rrezik për ta zhvilluar atë, u rrit gjatë periudhës së shpërthimit të Covid-19 në Kinë, sipas një studimi të botuar në JAMA Ophthalmology. Gjatë epidemisë Covid-19, aktivitetet në natyrë ishin të kufizuara dhe u shtua mësimi dixhital. Janë shfaqur shqetësime sa i përket ndikimit të këtyre ndryshimeve në zhvillimin e miopisë", thotë Yin Hu (Universiteti Yat-Sen, Guangzhou, Kinë), emri i parë i studimit. Studiuesit vlerësuan ndryshimet në zhvillimin e miopisë te nxënësit e shkollave kineze gjatë shpërthimit të epidemisë Covid-19.

Për këtë, ata studiuan dy grupe nxënësish nga 12 shkolla fillore, duke bërë krahasime midis grupeve të ekspozuara dhe atyre të paekspozuara, për të vlerësuar lidhjen midis ndryshimeve mjedisore gjatë periudhës së epidemisë Covid-19 dhe zhvillimit të miopisë. Grupi i ekspozuar iu nënshtrua testimeve të plota okulistike në nëntor dhe dhjetor 2019 dhe nëntor dhe dhjetor 2020, ndërsa grupi i paekspozuar në nëntor dhe dhjetor 2018 dhe nëntor dhe dhjetor 2019. Nga 2,679 nxënës të klasës së dytë, 2,114 (1,060 në grupin e paekspozuar dhe 1,054 në grupin e ekspozuar) u riekzaminuan gjatë klasës së tretë. Te nxënësit e klasës së tretë, prevalenca e miopisë u rrit duke shkuar nga 13.3% (141 nga 1.060 nxënës) në nëntor dhe dhjetor 2019, në 20.8% (219 nga 1.054 nxënës) në nëntor dhe dhjetor 2020; përqindja e fëmijëve pa miopi dhe me përthyerje sferike ekuivalente cikloplegjike (SER) më të madhe se -0.50 D dhe më pak ose të barabartë me +0.50 D u rrit nga 31.1% (286 nga 919 nxënës), në 49.0% (409 nga 835 nxënës). Në një editorial të lidhur, David Musch (Universiteti i Miçiganit, Ann Arbor), thotë se këto gjetje duhet t'i bëjnë prindërit, shkollat dhe agjencitë qeveritare të njohin vlerën që ka për fëmijët koha e dhënë për aktivitete në natyrë dhe rëndësia e monitorimit të kohës së kaluar në punën nga afër.


JAMA Ophthalmology 2021. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2021.3563
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2021.3563 

JAMA Ophthalmology 2021. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2021.3564
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2021.3564


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>