Kardiologji

kor92014

Udhëzuesit: përdorimi i sigurt i metadonit, rrisku për aritmi

Për të promovuar një përdorim sa më të sigurt të Metadonit duhet të merren masat e duhura, fillimisht të informohen mjekët dhe të konsultohen pacientët rreth sigurisë së barit dhe monitorimit kardiak me qëllim të identifikohen subjektet me rrisk të lartë për këtë problematikë.
Është konkluzioni i udhërrëfyesve të nxjerrë nga American Pain Society (APS). Në vitet e fundit preokupimi mbi sigurinë e opiatit sintetik të përdorur kundër varësisë ndaj narkotikëve si dhe kundër dhembjes kronike është rritur, duke konsideruar se të vdekurit nga overdoza në ShBA janë rritur nga 800 që ishin në 1999, deri në 4900 në 2008. "Karakteristikat specifike të metadonit, duke përfshirë edhe gjysmë jetën plazmatike të tij gjejmë një lidhje midis përdorimit të tij me zgjatjen e segmentit QT dhe aritmisë ventrikulare. Këto udhëzues kanë për qëllim të ndihmojnë mjekët ta përshkruajnë duke qenë të sigurtë", thotë Roger Chou, i Oregon Health & Science University në Portland dhe drejtor i APS clinical practice guideline program. Dokumenti vjen nga një rishikim sistematik i evidencave për sigurinë e metadonit , i cili ka treguar se asnjë nga rekomandimet e mëparshme nuk ishte bazuar në dëshmi të cilësisë të lartë. Tashmë janë vendosur disa pika kyçe në përdorimin e një opioidi: 1) Vlerësim i individualizuar i raportit rrisk/përfitim të metadonit dhe shtresëzim të rezultateve sipas indikacioneve (varësi ndaj narkotikëve  ose dhimbje kronike) për rrezikun e aritmive; 2) Këshillim i pacientëve mbi rrisqet e mundshëm si dhe mbi domosdoshmërinë e follow-up dhe monitorimit përpara nisjes së një terapie; 3) Të bëhen EKG rutin sidomos për ata që janë në rrezik, ose kanë një histori për QT të zgjatur; 4) Përdorimi i barnave alternative të tilla si buprenorfinës në pacientët e trajtuar për varësi ndaj opioidëve kanë treguar rrezikut për zgjatje të QT-së; 5) Fillimin e trajtimit me doza të ulëta (jo më shumë se 30-40 mg / ditë) dhe titrim më ngadalë, për shkak të gjysmë-jetës së metadonit (deri në 120 orë). 6) Kryerja e një test urine përpara nisjes së terapisë për trajtimin e varësisë nga narkotikët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>