shk232015
Drithërat integrale bashkangjiten me një ulje të vdekshmërisë kardiovaskulare
Sipas një studimi të publikuar së fundmi tek Jama Mjekësi e Brëndshme (Jama Internal Medicine) në thelbin e një diete ushqimore të rregullt konsumimi i drithërave integrale bashkangjitet me uljen e vdekshmërisë në mënyrë të vecantë me ngjarjet kardiovaskulare, por me sa duket nuk ka asnjë efekt për sa i përket vdekjeve nga kanceri. Studimi është drejtuar nga Hongyu Wu i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit në Boston (Harvard school of public health of Boston) në Shtetet e Bashkuara. " Drithërat janë fara të grurit, thekër, elb dhe oriz të cilat vetë ato janë pjesë e ushqimit njerëzor-, shpjegon Wu. " Në epokën industriale përparimet e bëra në përpunim kanë lejuar prodhimin e miellrave të rafinuar të marra kryesisht nga endosperma e pasur në amidon. Krundet përmbajnë vlera ushqyese të shumta të cilat humbasin në procesin e rrafinimit dhe rrezultatet e shumë studimeve tregojnë se konsumimi i rregullt i drithërave integrale ul ndjeshëm shqetësimet kardiake dhe sëmundje të tjera kronike si diabeti dhe gjithashtu sigurojnë një peshë të ekuilibruar." Më pak të njohura dhe jo gjithmoë koherente janë të dhënat mbi vdekshmërinë të lidhura me një dietë të pasur me drithëra integrale-, vazhdon Wu i cili për ti'u përgjigjur kesaj pyetje ka analizuar dy vëzhgime të mëdha analizuese: Studimin e Shëndetit të Infermiereve (Nurses' health study) i cili gjat viteve 1984 dhe 2010 ka përfshirë mbi 70.000 infermiere si dhe Studimin Profesional të Vezhgimit të Shëndetit (Health professionals follow-up study) që ka vëzhguar mbi 40.000 meshkuj për pesëmbëdhjet vjet midis viteve 1986 dhe 2010. Të gjithë pjesmarrësit e të dy studimeve nuk ishin diagnostikuar me kancer ose sëmundje kardiovaskulare në momentin e përzgjedhjes. Midis tyre Wu dhe kolegët e tij kanë dokumentuar 26.920 vdekje mbasi kanë analizuar faktorë të ndryshëm si mosha, duhanpirja, masën trupore etj dhe rrezultatet tregojnë se konsumi i lartë i drithërave integrale bashkangjitet me një vdeshmëri më të ulët të përgjithshme dhe kardiovaskulare, por jo të asaj të kancerit. " Këto të dhëna mbështesin rekomandimet aktuale për linjën alimentare jo vetëm për të lehtësuar parandalimin parësor dhe dytësor të sëmundjeve kardiovaskulare por edhe për të përmirësuar jetëgatësinë-, përfundojnë autorët.
JAMA Intern Med. Published online January 05, 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2014.6283