Kardiologji

gus262015

Migrena dhe kardiopatitë nuk kanë faktorë gjenetikë të përbashkët

Një studim i ri sugjeron se gjenet mund të mos jenë shkaku i rritjes së rrezikut për sëmundjet kardiake të sinjalizuara nga disa kërkime në personat me migrenë. Triali i publikuar në numrin e parë të "Neurology genetics", një revistë e re e "American academy of neurology" ka përfshirë 19.981 persona me migrenë dhe sëmundje kardiake me qëllim që të identifikojë variantet gjenetike të zakonshme në gjendje që të rritin rrezikun për këto dy sëmundje. Autori i studimit Aarno Palotie i "Broad institute del Mit e Harvard" shpjegon se kërkimi i varianteve gjenetike të përbashkëta të zhvilluar për të shpjeguar lidhjen mes migrenës dhe kardiopative ka dhënë rezultate negative. "Kjo është e habitshme, pasi është sinjalizuar disa herë se personat me migrenë me aureolë kanë një rrezik më të lartë për sëmundje kardiake në krahasim me persona të tjerë me migrenë pa aureolë", vazhdon më tej kërkuesi duke theksuar se migrena dhe kardiopatitë kanë të përbashkët disa variante gjenetike por, gjenet e përbashkëta mbrojnë nga sëmundjet kardiake dhe jo e kundërta. "Thënë ndryshe, duket se mes personave me migrenë, faktorët gjenetikë që risin rrezikun për sëmundje kardiake janë veçanërisht të dobët", thekson në një artikull Anne Ducros i Universitetit Montpellier në Francë. Sipas kërkueses mbetet ende për t'u kuptuar pse personat me migrenë të cilat lindin me një rrezik gjenetik protektiv ose neutral për sëmundjet kardiake përfundojnë duke pasur  një rritje të mundësive për të zhvilluar shqetësime të zemrës. "Është e mundur që faktorët gjenetikë të cilët nuk janë kapur në këtë studim si dhe shkaqet jo gjenetike, zhvillojnë një rol të rëndësishëm në lidhjen mes migrenës dhe sëmundjeve kardiake. Për shembull, migrena është e lidhur me obezitetin, me jetën sedentare, me duhanpirjen dhe depresionin, të gjitha këto janë gjendje të cilat rrisin mundësitë për sëmundje kardiopatike", përfundon Ducros.

Neurol Genet June 2015. doi: 10.1212/NXG.0000000000000010
Neurol Genet 2015. doi: 10.1212/NXG.0000000000000008


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>