gus312015
Staninat si parandaluese primare, udhëzimet e fundit përmirësojnë përshtatshmëritë
Udhëzimet e publikuara në 2013-ën nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe nga Shoqata Amerikane e Zemrës (Acc/Aha) mbi përdorimin e staninave për menaxhimin e hiperkolesterolemisë, kanë çuar në përmirësime të rëndësishme në qasjen e terapisë për parandalimin primar të sëmundjes kardiovaskulare, nga trajtimi i faktorëve tradicionalë të rrezikut përfshirë këtu lipoproteinat me densitet të ulët, deri në një rezultat të rrezikut absolut kardiovaskular me 10 vjet për sëmundjen e arteriosklerozës kardiovaskulare, finalizuar me identifikimin e kandidatëve për trajtimin me stanina. Ky është konkluzioni kryesor i një studimi të publikuar ne Jama nga një grup i Massachusetts general hospital në Boston, drejtuar nga Udo Hoffmann, i cili ka krahasuar udhëzimet e reja me ato të vitit 2004, duke vënë re një kujdes më të madh në vlerësimin e riskut të rasteve kardiovaskulare dhe të sëmundjes koronare subklinike, mbi të gjitha në personat me rrezikshmëri të mesme. "Megjithatë studimet e publikuara nuk sqarojnë nëse kjo qasje ndikon në identifikimin e të rriturve që janë në rrezik", shpjegon Hoffmann, i cili pyet nëse udhëzimet e Acc/Aha do të përmirësonin identifikimin e personave në rrezik nga shfaqjet e sëmundjes kardiovaskulare apo ato me kalcifikim të arteries koronare, krahasuar me udhëzimet e National cholesterol education program's third report of the expert panel on detection, evaluation, and treatment of high blood cholesterol in adults (Atp III). Konkluzionet e kolegëve të Hoffmann pohojnë se në përgjithësi rekomandimet e Acc/Aha të vitit 2013 janë në gjendje të identifikojnë një numër më të madh personash të trajtuar me staninë krahasuar me Atp III të vitit 2004, me përqindje respektivisht 39 dhe 14 %. "Staninat janë efikase dhe të dobishme në parandalimin primar dhe në individët me rrezikshmëri të ulët", shkruan në një editorial Philip Greenland i Feinberg school of medicine në Chicago dhe redaktor i lartë i Jama. "Megjithëse ndërhyrjet në stilin e jetesës duhen propozuar në të gjithë segmentet e popullsisë, për shumë persona do të jetë i nevojshëm përshkrimi i statinave për të reduktuar në minimum rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare. Thënë kjo, ku të vendosësh kufirin e trajtimin dhe si të përcaktosh nivelin individual të riskut janë objektivat të cilat duhen arrirë për të trajtuar miliona, ndoshta miliarda persona nëpër botë, të cilët mund të përfitojnë nga parandalimi primar i sëmundjes së arteriosklerozës kardiovaskulare".
JAMA 2015. doi: 10.1001/jama.2015.7515
JAMA 2015. doi: 10.1001/jama.2015.7434
Përktheu: Erjola Taga