Kardiologji

sht172015

Gratë afro-amerikane në menopauzë kanë një risk më të lartë për infarkt se të bardhat

tags: stres, infarkt

Menopauza konsiderohet një faktor risku për sëmundjet kardiake, por në krahasim me burrat, gratë në moshë post-menopauze kanë më pak mundësi për të humbur jetën nga infarkti i miokardit. Diferencë që sipas përfundimeve të një artikulli të sapo publikuar në "Journal of the american heart association" është më pak e dukshme mes afro-amerikanëve. Në studimin e financuar nga "National institute of neurological  disorders and stroke", ku u krahasua risku i infarktit te burrat dhe gratë në menopauzë, morën pjesë 23.086 persona mbi 45 vjeç. Dhe duke analizuar të dhënat, studiuesit zbuluan se gratë e bardha në menopauzë kirurgjike kishin 35% ulje të riskut për infarkte jo fatale ose evente të tjera kardiake në krahasim me burrat e bardhë. Ky reduktim arrinte në 55% për menopauzën natyrale. Nga ana tjetër, risku për evente kardiake jo fatale ishte më pak i dukshëm te personat në etni afro-amerikane. Në këtë rast gratë me menopauzë të shkaktuar në mënyrë kirurgjike kishin 19% ulje të riskut për evente jo vdekjeprurëse në krahasim me meshkujt dhe rritej në 31% nëse menopauza ishte natyrale.
"Fakti që diferencat e vëzhguara nuk janë statistikisht  domethënëse sugjeron se avantazhi i menopauzës natyrale nuk është shumë më e madhe se ai i menopauzës kirurgjike", shpjegon Catherine Kim, bashkautore e artikullit dhe prof. e asociuar në Universitetin e Miçiganit. Dhe vazhdon: "Gratë afro-amerikane në menopauzë duhet të jenë të vetëdijshme se risku për t'u prekur nga sëmundje kardiake nuk është domosdoshmërisht më i vogël krahasuar me burrat". Prandaj është veçanërisht e rëndësishme që afro-amerikanet në moshë post-menopauze të ruajnë një stil të shëndetshëm jete dhe ndër të tjera një ushqyerje korrekte e ushtrime fizike të rregullta. "Gjë që ndër të tjera duhet ta bëjnë të gjitha gratë pas menopauze, meqë sëmundjet  e zemrës janë shkaku i parë i vdekjeve", përfundon studiuesja.

J Am Heart Assoc. 2015. doi: 10.1161/JAHA.115.001881

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>