tet82015
Risk i lartë për iktus në insuficiencën kardiake me dhe pa fibrilacion atrial
Në insuficiencën kardiake me ose pa fibrilacion atrial kapaciteti i rezultateve CHA2DS2VASc për të parashikuar rrezikun për iktus ishemik, tromboembolinë dhe vdekjen është modest dhe domosdoshmëria e tij klinike mbetet për t'u përcaktuar. Këto janë rezultatet e një studimi të shfaqur në Jama dhe të publikuar në momentin e prezantimit të tij në kongresin e "European Society of Cardiology", të mbajtur në Londër nga 29 gushti deri më 2 shtator. "Në insuficiencën kardiak me apo pa fibrilacion atrial, shtresëzimi i riskut në bazë të variablave klinike përkatëse mund të ndihmojë në llogaritjen e probabilitetit për iktus ishemik dhe për evente tromboembolike", fillon bashkautori Gregory Lip i Universitetit të Aalborg në Danimarkë, duke shpjeguar se një mënyrë për të shtresëzuar rrezikun për iktus në pacientët me fibrilacion atrial është rezultati i CHA2DS2VASc, që i korrespondon fjalëve: C=Congestive heart failure; H=Hypertension; A=Age; D=Diabetes; S=Stroke; V=Vascular disease A=mosha 65-74 vjeç; sc=Sex category.
"Rezultati, i vërtetuar nga studime të shumta klinike, merr parasysh të gjithë faktorët e riskut për iktus në pacientë me fibrilacion atrial por dobia e tij në dobësimin kardiak mbetet akoma pak e qartë", vazhdon kërkuesi, që së bashku me kolegët ka dashur të verifikojë se CHA2DS2VASc ishte në gjendje të parashikonte probabilitetin për iktus ishemik, tromboembolinë dhe vdekjen në një grup pacientësh me diagnozën e insuficiencë kardiake me ose pa fibrilacion atrial. Duke përdorur regjistrat danezë, kërkuesit kanë seleksionuar 42 987 subjekte, të ndjekur deri më 31 dhjetori 2012, duke zbuluar se ata me dobësim kardiak kishin një risk më të lartë për iktus ishemik, trombemboli dhe vdekje pavarësisht prezencës së fibrilacionit atrial. Megjithatë, CHA2DS2VASc tregoi se nuk ishte në gjendje të parashikonte këto rezultate. "Prognoza e dobët për iktus ishemik dhe vdekje në pacientë me dobësim kardiak me apo pa fibrilacion është një e dhënë e rëndësishme qe i hap rrugën studimeve të reja mbi strategjitë parandaluese më efikase për të reduktuar rrezikun e iktusit ishemik dhe tromboembolisë në këtë bashkësi të madhe pacientësh", përfundojnë autorët.
JAMA, 2015. doi:10.1001/jama.2015.10725
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2431702
Përktheu: Erjola Taga