gus302016
Dyshimi për sëmundje koronare: rezonanca magnetike kardiovaskulare redukton angiografitë e panevojshme
Në një studim të publikuar në revistën "Jama", John Greenwood nga Universiteti Leeds në Britaninë e Madhe dhe kolegët e tij kanë verifikuar nëse te pacientët me sëmundje koronare të dyshimtë, qasja diagnostike me rezonancën magnetike kardiovaskulare apo scintigrafinë miokardiake perfuzore është superiore ndaj indikimeve të ofruara nga National Institute for Health and Care Excellence (Nice) në reduktimin e numrit të angiografive të panevojshme.
Studimi është publikuar në të njëjtën kohë me prezantimin e tij në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë që zhvillohet në Romë mes 27-31 gushtit 2016.
"Për diagnozën e sëmundjeve koronare, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në botë, janë dispozicion metoda të ndryshme që mundësojnë klasifikimin e pacientëve në risk dhe verifikimin e nevojës për rivaskularizim", pohon kërkuesi, duke kujtuar se pavarësisht përhapjes së imazherisë jo invazive të rekomanduar edhe nga udhëzuesit ndërkombëtarë, angiografia koronarike është ende shumë e përdorur në qasjen diagnostike te pacientët me sëmundje koronare të dyshimtë.
"Megjithatë nga studimet e fundit del se shumica e pacientëve simptomatikë nuk ka një koronaropati domethënëse nga këndvështrimi klinik", pohojnë autorët, duke saktësuar se reduktimi i angiografive të panevojshme jo vetëm që pakëson risqet e procedurës, por sjell edhe një kursim sa i takon shpenzimit ekonomik.
Greenwood dhe kolegët i kanë ndarë në tre grupe 1.202 pacientë simptomatikë për sëmundje koronare të dyshimtë, të rekrutuar në 6 spitale të Mbretërisë së Bashkuar, duke i menaxhuar sipas udhëzuesve të Nice dhe rezultateve të rezonancës magnetike kardiovaskulare e të scintigrafisë miokardiake perfuzore. Dhe pas një viti folloë up, angiografitë koronarike kanë qenë 102 në grupin e udhëzuesve të Nice (43%), 85 në grupin e rezonancës magnetike kardiovaskulare (18%) dhe 78 në grupin e scintigrafisë miokardiake perfuzore (16%). "Strategjia diagnostike e drejtuar nga rezonanca magnetike kardiovaskulare dhe scintigrafia miokardiake perfuzore redukton ndjeshëm angiografitë e panevojshme në krahasim me strategjitë e inspiruara nga udhëzuesit e Nice", përfundojnë autorët.
Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.12680
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.12680