Kardiologji

jan312017

Hiperkolesterolemia, barnat jo statinike përdoren më pak pas Udhëzuesve të 2013-s

tags: Statina

Një analizë e publikuar në "Journal of the American College of Cardiology" tregon se formularët "Medicare" kanë kufizuar mbulimin me disa barna hipolipemizuese jo statinike sipas indikimeve të Udhëzuesve të vitit 2013 të American College of Cardiology/American Heart Association, të cilat nënvizonin nevojën për të zgjedhur një statinë në dozën maksimale të toleruar si linjës të parë të trajtimit.
"Ndonëse duke pasur një rritje të kufizimeve për barnat hipolipemizuese jo statinike pas publikimit të udhëzuesve, variacionet nuk rezultuan koherente dhe shumë formularë vazhduan të ofronin mbulim jokufizues pa kërkuar një terapi në faza, pra përdorimin e një statine si hap të parë", shprehen  Sanket Dhruva dhe kolegët e Yale School of Medicine.
 "Gjithashtu formularët që kufizuan akesin ndaj barnave hipolipemizuese jo statinike, ndërprenë mbulimin ose rritën pragun e ndarjes së kostove, duke iu imponuar kështu një shpenzim pacientëve të cilëve iu përshkruheshin barna të linjës së dytë për dislipideminë". Gjatë periudhës së studimit, tremujori i dytë i 2013-s dhe i tretë i 2015-s, formularët Medicare u bënë edhe më kufizues për 7 nga 10 barna jo statinike dhe kombinimet jo statinë/statinë. Mbulimi zbriti në mënyrë domethënëse për simvastatinën + niacinën me lëshim të zgjatur (18% vs 6%), fenofibrate (79% vs 62%), gemfibrozil (99% vs 97%), colestiramina (94% vs 89%), colestipol (92% vs 88%).
Incidenca e formularëve që ofronin një mbulim jo kufizues prej të paktën një statine me intesitet të moderuar kaloi nga 100% në 98.2% dhe ajo e formularëve që ofronin një mbulim jo kufizues prej të paktën një statine me intesitet të lartë zbriti nga 98.1% në 97.2%. Kjo pikë përkthehet për shembull me një mbulim të gjerë të atorvastatinës, e disponueshme  në formulime me intesitet të moderuar dhe të lartë në kurriz të statinave të tjera me intesitet të moeruar.

 


J Am Coll Cardiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.10.053
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28081832


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>