maj92017
Terapia me statina, ndryshojnë kriteret në SHBA: Të paktën një faktor risku shtesë
Sipas një studimi të publikuar në Jama, aderimi në udhëzuesit e U.S. Preventive Services Task Force (Uspstf) për terapinë me statina në krahasim me udhëzuesit shkencorë të 2013-s të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë/Shoqatës Amerikane të Zemrës (Acc/Aha), mund të çojë në reduktimin e rreth 9 milionë personave që fillojnë një terapi të këtij lloji, mes tyre shumë të rinj me një risk për sëmundje kardiovaskulare afatgjatë. Udhëzuesit Acc/Aha të 2013-s rekomandojnë fillimin e terapisë te personat me risk prej të paktën 7.5% për sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike (Ascvd) brenda 10 vjetëve, ndërsa rekomandimet e reja të Uspstf 2016 nënvizojnë se për të filluar terapinë, kufiri i riskut për Ascvd për pacientët (edhe diabetikët), duhet të jetë të paktën prej 10% + kërkesën shtesë për praninë e të paktën një faktori risku kardiovaskular si hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe duhanpirja. "Kemi dashur të vlerësojmë diferencën e përshtatshmërisë për trajtimin preventiv primar me statina mes të rriturve amerikanë, duke supozuar se ka pasur një aplikim të plotë të udhëzuesve Uspstf në krahasim me atë të Acc/Aha", pohon Neha J. Pagidipati nga Duke University, Durham, SHBA, autore kryesore e studimit. Kërkuesit përdorën të dhënat e National Health and Nutrition Examination Survey (Nhanes) nga 2009 në 2014 për të vlerësuar përshtatshmërinë e terapisë me statina në kontekstin e rekomandimeve të Uspstf në krahasim me udhëzuesit e Acc/Aha, në një kampion kombëtar prej 3.416 të rriturish të moshës mes 40 dhe 75 vjeç, 53% i përbërë nga gra, pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare dhe nivele trigliceridesh prej 400 mg/d L ose më të ulëta.
Në rastin e aplikimit të plotë të rekomandimeve Uspstf, përveç 21.5% e të rriturve që tashmë janë në terapinë e reduktimit lipidik me statina, 15.8% e të rriturve pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare duhet të fillojë terapinë; ndërsa sipas udhëzuesve Acc/Aha 24.3% e pacientëve duhet të fillojë terapinë me statina. Gjithashtu nga 8.9% e pacientëve që duhet të fillojnë terapinë, 55% e tyre përbëhet nga të rritur nga 40 në 59 vjeç me një risk kardiovaskular mesatar në moshën 30 vjeç mbi 30%, prej këtyre 28% janë me diabet.
"Ky studim duhet të interpretohet duke marrë në konsideratë paralajmërimet e shumta dhe kufizimet", nënvizojnë autorët. Së pari, analiza varet nga përfaqësimi dhe saktësia e të dhënave të ardhura nga Nhanes, që pjesërisht i besohet sinjalizimeve personale. Së dyti, nuk është e mundur të përcaktohen me saktësi efektet e rekomadimeve të reja për individët aktualisht bë terapi për reduktimin e lipideve. Së treti, analiza nuk ka marrë në konsideratë kontroversalitetin që ekziston mbi faktin se matësit e riskut e mbivlerësojnë Ascvd riskun në disa nëngrupe. Së katërti, analiza e sapo përshkruar është bazuar në një kampion transversal që nuk merr parasysh variacionet e riskut dhe modeleve të trajtimit në kohë. Së pesti studimi ka supozuar se rekomandimi i trajtimit ishte ekuivalent me fillimin e trajtimit, ndërsa udhëzuesit Uspstf dhe Acc/Aha rekomandojnë gjithmonë një diskutim të informuar mbi raportin risk-përfitim mes pacientëve dhe klinicistëve.
Jama. 2017. doi: 10.1001/jama.2017.3416
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28418481