shk272018
EKG-ja parandaluese te të moshuarit jo simptomatikë. Vihet në dyshim procedura
Sipas Shërbimit Task Forcë të Parandalimit në SHBA (USPSTF), nuk është e mundur të shprehesh në favor apo kundër ekzaminimit nëpërmjet elektrokardiogramës (EKG) për fibrilimin atrial te të rriturit jo simptomatikë, mbi 65 vjeç. Studiuesit nuk gjetën dëshmi të mjaftueshme për të përcaktuar superioritetin e procedurës në lidhje me trajtimin e zakonshëm dhe, duke pasur parasysh pasiguritë, nuk është e mundur të vlerësohet përfitimi që ka kjo procedurë në grupin në fjalë.
Një tjetër draft rekomandimesh, saktëson se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur vendimin e vitit 2012 të USPSTF-së për të mos e rekomanduar EKG-në për sëmundje kardiovaskulare te të rriturit jo simptomatikë në rrezik të ulët. Grupi i punës është i mendimit se testet aktuale janë të pamjaftueshme për të përcaktuar nëse informacioni i dhënë nga EKG-ja (në qetësi ose testi i stresit), shtuar atyre të marra duke përdorur faktorët tradicionalë të rrezikut kardiovaskular, mund të përdoret për të udhëhequr vendimet e trajtimit ose reduktimin e ngjarjeve kardiovaskulare. Të vetmet dëshmi që vlerësohen të përshtatshme, janë në të vërtetë apo që nxjerrin në pah dëmin "e lehtë ose të moderuar" që mund të rezultojë nga shqyrtimet me EKG në qetësi ose nën stres.
USPSTF-ja përfundon kështu se dëmet e mundshme të kësaj procedure në parandalimin e eventeve kardiovaskulare te të rriturit pa simptoma në rrezik të ulët, janë të barabarta ose më të larta se dobitë e mundshme. Për të rriturit në rrezik të mesëm ose të lartë, task forca konfirmon se provat janë gjithsesi të pamjaftueshme për të vlerësuar ekuilibrin e dobive dhe të rreziqeve të ekzaminimit rutinë. Përsa iu përket në fakt personave që kanë pozicione pune vendimtare, si pilotët ose operatorët e makinerive të rënda, ku paaftësia ose vdekja e papritur mund të vënë në rrezik sigurinë e njerëzve të tjerë, rekomandohet përdorimi i ekzaminimeve me EKG për të parandaluar evente kardiovaskulare.
Disa shoqata shkencore kanë dhënë mendime të ndryshme mbi argumentin dhe dokumenti në draft përmbyllet me regjistrimin e studimeve ende ne zhvillim që mund të ndihmojnë për të mbushur boshllëqet në teste.
USPSTF - Announcements
https://www.uspreventiveservicestaskforce.org/Announcements/News/Item/public-comment-on-two-draft-recommendation-statements-and-draft-evidence-reviews-screening-for-cvd-risk-with-ecg-and-screening-for-atrial-fibrillation-with-ecg