Kardiologji

pri242018

A ekziston vërtet një lidhje mes pamjaftueshmërisë kardiake dhe tumoreve?

Një analizë e të dhënave të ndjekjes afatgjatë të dy rasteve të gjera studimore, publikuar në "Journal of the American College of Cardiology", përpiqet të gjejë një lidhje midis pamjaftueshmërisë kardiake dhe rasteve me kancer, të sugjeruar nga studimet e mëparshme.

"Jemi munduar të kuptojmë nëse një lidhje e tillë mund të ndikohet, për shembull, nga komorbiditeti klinik ose nga faktorë të tjerë ndërhyrës, përfshi mbikëqyrjen epidemiologjike. Pacientët me pamjaftueshmëri kardiake kanë tendencë më shumë se të tjerët të përdorin sistemin shëndetësor, duke shtuar kështu mundësinë për diagnostikim të disa llojeve të kancerit tek ata", konfirmon Senthil Selvaraj (Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia), që, së bashku me kolegët, ka studiuar një sërë rastesh, që të mund t'u përgjigjet këtyre pyetjeve në kuptimin e faktorëve të rrezikut, rezultateve dhe kohëzgjatjes më të madhe të ndjekjes. Autorët kanë analizuar të dhënat e 28.341 mjekëve meshkuj që kanë marrë pjesë në studimet Physicians' Health I e II, dy studime me përzgjedhje rastësore, në lidhje me efektin e aspirinës dhe të shtesave vitaminike, që është zhvilluar respektivisht në periudhat 1982-1995 dhe 1997-2011. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 19.9 vjetësh, 1.420 mjekë kanë patur pamjaftueshmëri kardiake dhe janë diagnostikuar 7.363 raste të reja me kancer, me një mesatare prej 3.4 vjetësh të kaluar ndërmjet pamjaftueshmërisë dhe tumorit në 177 mjekë me të dyja llojet e patologjive.

"Duke e konsideruar pamjaftueshmërinë kardiake si një faktor ekspozimi të ndryshueshëm në kohë, rezultatet nuk kanë treguar ndryshime në rastet me kancer mes mjekëve me apo pa pamjaftueshmëri kardiake", shkruajnë autorët, duke saktësuar se lidhja ka mbetur jo domethënëse pas rregullimit për faktorë të mundshëm ndërhyrës, mes të cilëve: etnia, tymi i cigares, përdorimi i alkolit apo aspirinës, historiku familjar i kancerit, cirroza, trajtimi me frenues të pompës protonike, ekspozimi në diell, kolonoskopitë ose sigmoidoskopitë dhe dozimi i antigjenit prostatik specifik (PSA). Në një shkrim shoqërues, Paola Boffetta (Instituti i Kancerit Tisch, Nju Jork) dhe Jyoti Malhotra (Instituti i Kancerit Rutgers, Nju Xhersi), shkruajnë: "Ky studim na jep një të dhënë të fortë kundër hipotezës mbi një lidhje të mundshme mes pamjaftueshmërisë kardiake dhe kancerit".

 

J Am Coll Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.jacc.2018.01.069
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29622155

J Am Coll Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.jacc.2018.02.015
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29622156


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>