maj232018
Sëmundjet kardiovaskulare. OBSH-ja shpall strategjinë kundër yndyrnave trans
Organizata Botërore e Shëndetësisë iu shpall luftë yndyrnave trans, të cilat janë përgjegjëse për 500 mijë vdekje çdo vit në botë, të lidhura me sëmundjet kardiake. Strategjia "Replace", parashikon një seri veprimesh që duhet t'i shtyjnë të gjitha vendet t'i ndalojnë këta përbërës në prodhimet industriale...
Yndyrnat industriale trans, kujton komunikata e OBSH-së, janë pjesë përbërëse e produkteve të tilla si margarina e gjalpi i shkrirë dhe janë shpesh të pranishme në ushqimet snek, produktet e furrës dhe në ato të skuqura, për shkak të jetëgjatësisë së tyre mesatare më të lartë, krahasuar me lloje të tjera yndyrnash.
Por, në vend të tyre mund të përdoren alternativa më të shëndetshme, shpjegon Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së dhe kjo nuk do të ndikojë në shijen dhe në çmimin e ushqimit.
"OBSH-ja u kërkon qeverive të përdorin strategjinë "Replace" për t'i eliminuar këto substanca nga ushqimi. Implementimi i kësaj strategjie do të përfaqësonte një fitore të madhe në luftën ndaj sëmundjeve kardiovaskulare".
Në udhëzimet e fundit, të sapopublikuara, OBSH-ja rekomandon që nga ky burim të vijë maksimalisht 1% e kalorive nga dieta dhe nënvizon se, ushqyerja e pasur me këtë lloj të yndyrnave, rrit me 21% rrezikon për sëmundje kardiake dhe me 28%, rrezikun për vdekje. Gjashtë hapat e strategjisë, përfshijnë inicialet e tyre në akronimin e emërtimit "Replace":
1. Rishikimi (review) i burimeve industriale të yndyrnave të ngopura.
2. Promovimi (promote) i zëvendësimit me alternativa të shëndetshme.
3. Legalizimi (legislate), domethënë, miratimi i masave legjislative për t'i ndaluar ato.
4. Vlerësimi (assess). Studimi i përbërjes në dietën e popullsisë.
5. Krijimi (create) i një ndjeshmërie ndaj problemit.
6. Zbatimi (enforce), respektimi i ligjeve të posaçme.