Kardiologji

pri212020

Kolesteroli jo-HDL i lartë, shton rrezikun për iktus dhe infarkt, sidomos te të rinjtë

Sipas një studimi të publikuar në "Lancet", vlerat e kolesterolit jo-HDL në gjak mund të jetë fort të lidhura me rrezikun afatgjatë për sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike, në veçanti tek individët nën 45 vjeç.
"Zbulimi i përqendrimeve të yndyrnave në gjak për shkak të incidencës afatgjatë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të terapisë për uljen e yndyrnave për rezultate e patologjive të tilla nuk është shumë e qartë. Për këtë, kemi studiuar rrezikun e lidhur në brendësi të spektrit të plotë të përqendrimeve të kolesterolit jo-HDL në gjak", shpjegon Stefan Blankenberg (Universiteti "Heart & Vascular Center Hamburg"), autor kryesor i studimit. "Kemi krijuar një instrument me përdorim të thjeshtë, për të vlerësuar mundësitë afatgjata të një eventi sëmundjeje kardiovaskulare të lidhur me kolesterolin jo-HDL dhe kemi modeluar reduktimin e rrezikut për shkak të trajtimit", shton ai.

Kërkuesit kanë monitoruar gjendjen shëndetësore të thuajse 400.000 vetëve që vinin nga 38 vende për një periudhë mesatare prej 43,5 vjetësh, gjatë të cilave janë verifikuar 54.542 rezultate kardiovaskulare.
Analizat e shumëllojshme kanë treguar norma të ngjarjeve të sëmundjeve kardiovaskulare në 30 vjet progresivisht më të larta, ndërkohë që janë shtuar vlerat e kolesterolit jo-HDL, me një kalim nga 7,7% për kolesterol jo-HDL <2,6 mmol/L në 33,7% për ≥5,7 mmol/L te gratë dhe nga 12,8% në 43,6% te burrat. Por jo vetëm kaq. Duke shtresëzuar analizat sipas moshës, është vënë re që rreziku i infarktit dhe iktusit është më i madh te njerëzit nën 45 vjeç, me kolesterol të lartë, me një shtim 16% të rrezikut për gratë dhe 29% për burrat, ndërsa gratë dhe burrat mbi 60 vjeç dhe me kolesterol të lartë, kanë shfaqur një shtim të rrezikut, përkatësisht, në masën 12% dhe 21%.

Në lidhje me efektin e trajtimit, u zbulua se një ulje prej 50% e përqendrimeve të kolesterolit jo-HDL mund të shoqërohet me një ulje të rrezikut për ngjarjeje kardiovaskulare në moshën 75-vjeçare.
"Ne jemi përpjekur të ofrojmë një mjet të thjeshtë për vlerësimin individual të rrezikut afatgjatë dhe përfitimin e mundshëm të një ndërhyrjeje të hershme në uljen e lipideve. Këto të dhëna mund të jenë të dobishme për të filluar diskutimet me pacientët mbi strategjitë parësore të parandalimit", përfundojnë autorët.


Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)32519-X
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(19)32519-X


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>