Kardiologji

gus62018

Te të rinjtë, dehja, shton rrezikun kardiovaskular

Të rinjtë e rritur që pinë vazhdimisht deri në dehje, rrezikohen më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare sesa pijetarët normalë, sipas një studimi të publikuar në "Journal of American Heart Association".

"Konsumi që është shndërruar në ves, disa herë në javë, shton në mënyrë të dukshme te të rinjtë e rritur, mundësitë për të pësuar dëmtime nga alkoli", thotë  Marian Piano, koordinatore e studimit dhe rektore për kërkimet në Universitetin Vanderbilt, në Tenesi, duke shtuar se të rinjtë e rritur duhet të jenë të ndërgjegjshëm se dehja e vazhdueshme mund të dëmtojë zemrën, duke reduktuar edhe rendimentin shkollor dhe duke shtuar rrezikun për dëmtime aksidentale.

Nga studimet e mëparshme del se dehja, që shpesh përkufizohet si konsumimi i pesë apo më shumë pijeve alkoolike të vazhdueshme për burrat (4 për gratë) në 30 ditët e fundit, shton rrezikun kardiovaskular mes të rriturve me moshë mesatare dhe të moshuarve.

"Por, në fashën moshore 18-45 vjeç, lidhja mes dehjes, tensionit të gjakut dhe faktorëve metabolikë, mbetet jo shumë e qartë", shkruajnë autorët, që kanë shqyrtuar praninë e hipertensionit, vlerave të larta të kolesterolit dhe hiperglicemisë te 4.710 pjesëmarrës 18-45 vjeç në National Health and Nutrition Examination Surveys (NHANES) në vitet  2011-2012 e 2013-2014.

"Të intervistuarit deklaronin se nuk ishin pijetarë kompulsivë, ose se deheshin me një frekuencë 1-12 herë në vit ose më shumë se 12 herë në vit", shpjegojnë kërkuesit, që kanë krahasuar tensionin, kolesterolin dhe gliceminë në të treja grupet. Dehja me frekuencë të lartë referohej nga 25,1% e burrave dhe 11,8% e grave, ndërsa ajo me frekuencë më të ulët referohej nga 29% e meshkujve dhe nga 25,1% e femrave.

"Nga të dhënat tona del se burrat që deheshin shpesh, kishin një tension arterial sistolik dhe kolesterol më të lartë, krahasuar me vajzat dhe me pijetarët jo kompulsivë", thotë Piano, duke saktësuar se gratë që pinë shëndetshëm, kanë gjithsesi glicemi më të lartë, krahasuar bashkëmoshataret që nuk pinë.

"Të rinjtë e rritur duhet t'i nënshtrohen kontrollit për abuzim me alkoolikët, përfshi dehjen, pasi tashmë e dimë se si mund të ndikojnë dehjet e vazhdueshme në shëndetin kardiovaskular", komenton në një editorial, Steven Bell (Universiteti i Kembrixhit në Angli).

 

J Am Heart Assoc. 2018. doi: 10.1161/JAHA.118.008733
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29950486

J Am Heart Assoc. 2018. doi: 10.1161/JAHA.118.009698
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29950487


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>