Kardiologji

sht242018

Sëmundjet kardiovaskulare. Masat e adipozitetit lidhen me treguesit elektrokardiografikë

Në një popullsi në mesomoshë, pa sëmundje kardiovaskulare ekzistuese, parametrat e përgjithshëm dhe ata abdominale të adipozitetit kanë rezultuar të lidhura me ndryshimet e elektrokardiogramës (EKG), sipas një studimi të publikuar në "American Journal of Cardiology".

"Obeziteti i përgjithshëm dhe ai abdominal janë faktorë rreziku të konsoliduar për sëmundjet kardio-metabolike. Megjithatë, lidhjet e adipozitetit të përgjithshëm dhe të atij abdominal me shënjuesit elektrokardiografikë të sëmundjes kardiovaskulare subklinike, ende nuk janë qartësuar plotësisht", thotë Theodora Elffers (Universiteti Leiden, Holandë), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë zhvilluar analiza transversale mbi të dhënat e "Netherlands Epidemiology of Obesity Study", duke vlerësuar indeksin e masës trupore (IMT), masën dhjamore totale dhe perimetrin e belit te të gjithë pacientët, indet adipoze subkutane abdominale dhe viscerale, nëpërmjet rezonancës magnetike.

Parametrat EKG janë përcaktuar duke përdorur një elektrokardiogramë me 12 derivime dhe janë zhvilluar analiza të regresionit linear, duke i rregulluar sipas faktorëve të mundshëm ngatërrues dhe, relativisht me studimin e adipozitetit abdominal, edhe përmes dhjamit trupor total. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve me sëmundje kardiovaskulare ekzistuese (654 vetë), studimi është përqendruar mbi 5.939 vetë, nga të cilët, 42% burra, me moshë mesatare 55 vjeç. Matjet e adipozitetit, si të përgjithshëm, ashtu edhe të atij abdominal janë lidhur me parametrat EKG dhe asnjë nga këto matje nuk ka qenë shumë e lidhur me të tjerat. Gjithashtu, nga të dhënat, nuk ka qenë e mundur të bëhej një ndarje shkakore mes treguesve të ndryshëm të adipozitetit dhe ndryshimeve të EKG-së.

"Rezultatet tona mbështesin faktin se studimet e ardhshme duhet të marrin parasysh vlerën e  matjes së adipozitetit në diagnozat që bazohen tek elektrokardiografia dhe vlerën prognostike të matjeve të tilla në instrumentet e parashikimit të rrezikut", përfundojnë autorët.

 

Am J Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.amjcard.2017.11.030
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29310809


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>