dhj192018
Sëmundjet kardiovaskulare. Një studim hedh dyshime mbi përshkrimin e statinave
Kufijtë e riskut, mbi të cilët, udhëzimet rekomandojnë fillimin e terapisë me statina në fushën e parandalimit primar të sëmundjeve kardiovaskulare, mund të jenë shumë të ulëta, duke shkaktuar përdorim të tepërt të këtyre barnave, sipas një studimi të publikuar në "Annals of Internal Medicine".
"Shumë udhëzime përdorin si bazë për rekomandimet mbi përdorimin e statinave në parandalimin primar, riskun e pritshëm për sëmundjet kardiovaskulare në 10 vitet pasuese. Megjithatë, në këto dokumente, shpesh mbetet pak e qartë se si janë konsideruar dhe vlerësuar dëmtimet, në krahasim me përfitimet e", konfirmon Henock Yebyo (Universiteti i Zyrihut, në Zvicër), emri kryesor i studimit. Kërkuesit kanë kryer një metanalizë të studimeve që krahasonin përdorimin e katër statinave në dozë të ulët ose të moderuar me mospërdorimin e statinave te pacientë 40-75 vjeç, pa histori të sëmundjeve kardiovaskulare. Më pas kanë vijuar me balancimin e avantazhit të mundshëm të statinave në parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare, me dëmtimet e mundshme, si: miopatia, disfunksioni hepatik ose renal, katarakti, iktusi hemorragjik, diabeti i tipit 2 dhe kanceri.
Pjesa më e madhe e udhëzimeve aktuale rekomandojnë fillimin e statinave kur risku i sëmundjes kardiovaskulare për 10 vjet për një person është 7,5% - 10%. Analiza ka treguar që në këtë studim përfitimet kanë filluar të kalojnë risqet vetëm kur risku kardiovaskular ishte të paktën 14% për burrat ndërmjet moshës 40 dhe 49 vjeç. Për meshkujt ndërmjet moshës 70 dhe 75 vjeç, kufiri ka qenë 21%, ndërsa për femrat, kufiri i rrezikut ka rezultuar ndërmjet 17% deri në 22%.
Për të bërë krahasimin, autorët nënvizojnë se udhëzimet e publikuara së fundmi nga American College of Cardiology dhe nga American Heart Association marrin në konsideratë një kufi të riskut për 10 vjet nga 7,5% deri në 19,9% si indikator i një "risku të ndërmjetëm". "Rezultatet tona sugjerojnë që udhëzimet duhet të përdorin kufijtë e riskut për 10 vjet më të larta kur rekomandojnë marrjen e statinave për parandalim primar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe duhet të marrin në konsideratë rekomandimet e ndryshme në bazë të seksit, grupmoshës dhe llojit të statinës", përfundojnë kërkuesit.
Annals Int Med 2018. Doi: 10.7326/M18-1279