shk132019
Zbulimi italian: PCSK9 qëndron në bazë të proceseve trombotike
Sipas dy studimeve të publikuara në "Journal of the American College of Cardiology", proteina PCSK9, e njohur tashmë për përfshirjen e saj në hiperkolesterolemi, është edhe një molekulë kyçe për të kuptuar sëmundjet kardiake. Kërkuesit e Qendrës Kardiologjike Monzino në Universitetin e Studimeve në Milano, kanë zbuluar se kjo proteinë luan rol në aktivizimin dhe agregimin e trombeve, pra, në proceset trombotike që qëndrojnë në bazë të infarktit dhe të inkusit, madje edhe në kalcifikimin e valvulës aortike.
"Duke u bazuar në rezultatet e kërkimeve të mëparshme, kemi zhvilluar në laboratorët tanë studime in vitro dhe ex vivo, me rezultate befasuese. Ka dalë në fakt se PCSK9 luan një rol thelbësor në aktivizimin e trombociteve të njeriut dhe në kapacitetin e tyre për t'u agreguar, duke formuar trombe dhe që, nga ana e tyre, provokojnë infarkt dhe iktus. Ky mund të ishte një nga mekanizmat përgjegjës për incidencën më të madhe të eventeve kardiovaskulare që janë hasur te pacientët e prekur nga patologjia koronare dhe nga fibrilacioni atrial", shpjegon Marina Camera (Qendra Kardiologjike Monzino dhe profesoreshë pranë universitetit të Milanos), që ka udhëhequr grupin e punës. Por zbulimet e kërkuesve nuk janë ndalur këtu, duke qenë se të dhënat kanë treguar ekzistencën e një efekti të drejtpërdrejtë të PCSK9-ës në zhvillimin dhe në përparimin e stenozës së kalcifikuar të valvulës aortike.
"Duhet të kujtojmë se në dhjetëvjeçarët e fundit, të gjitha sforcot e bëra për të vendosur një terapi mjekësore që të jetë në gjendje të parandalojë apo të frenojë përparimin e kësaj sëmundjeje, nuk i kanë arritur rezultatet e shpresuara. Për të sëmurët me stenozë valvulare aortike, aktualisht perspektivat terapeutike janë ndërhyrja kirurgjikale ose perkutane. Për këtë arsye, shikojmë me shpresë perspektivën që inhibimi i PCSK9 të mund të përfaqësojë një mundësi të re terapeutike", konfirmon Paolo Poggio, bashkautor i studimit. Sipas kërkuesve, rezultatet e arritura janë vetëm një pikë nisjeje dhe studime të mëtejshme mund të hapin rrugën për mënyrat e parandalimit dhe të trajtimeve vërtet premtuese.
J Am Coll Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.jacc.2018.09.063
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30545459