Kardiologji

pri112019

Vdekja e papritur e atletëve. Modifikimet varen nga lloji i sportit

Dy studime të reja të zhvilluara nga një grup pune në qendrën spitalore sieneze dhe të publikuara në "Jacc: Cardiovascular Imaging" dhe në "Journal of the American Society of Echocardiography", tregojnë se zemra e atletëve modifikohet në mënyrë të rëndësishme dhe të ndryshme, sipas sportit të praktikuar dhe stërvitjes. Këto punime ofrojnë shtysa shumë të rëndësishme për vlerësimin me ekografi dhe rezonancë magnetike të zemrës së atyre që merren me sport, me një synim ambicioz: të parandalohet vdekja e papritur kardiake, ngjarje që ka raste që godet atletët konkurrentë në nivele të larta.

"Në fushën kardiologjike, në veçanti në vlerësimin klinik nëpërmjet metodikës së imazherisë, jemi mësuar ta përkufizojmë një zemër si normale, të zgjeruar ose hipertrofike, në përputhje me vlerat e referencës që janë nxjerrë nga popullsia e përgjithshme. Por, këto vlera rrjedhin nga një popullsi sedentare që paraqet një zemër tipikisht të ndryshme nga ajo e një atleti dhe aplikohen me vështirësi në zemrën e sportistit, që në fakt, shpesh paraqet një rritje të përmasave ose të hipertrofisë, në lidhje me stimulin e stërvitjes. Nevojiten kështu kritere specifike për këtë popullsi", shpjegon Sergio Mondillo (drejtor i UOC në Sienë), që ka udhëhequr grupin e punës.

Kërkuesit kanë analizuar të gjitha studimet e imazherisë kardiake të atletëve nëpërmjet ekokardiografisë dhe rezonancës magnetike kardiake, të disponueshme në nivel botëror. Nga ky vlerësim kanë dalë më tej vlera reference specifike përsa u përket përmasave dhe funksionit të zemrës së atyre që merren me sport.
Kjo ndodh sepse hipertrofia ose dilatimi që ndodhin për shkak të stërvitjes intensive, e bëjnë më të vështirë dallimin mes një zemre të stërvitur dhe një zemre që paraqet një patologji e cila mund të vërë në rrezik jetën e njeriut.
"Kriteret e reja që po studiohen, kanë si synim t'i ndihmojnë klinicistët për të bërë dallimin mes përshtatjes kardiake të zhvilluar nga stërvitja dhe dilatacionit apo hipertrofisë patologjike, të pranishme në sëmundjet me rrezikshmëri për vdekje të papritur kardiake. Gjithashtu, nga momenti që zemra modifikohet në mënyrë të ndryshme sipas disiplinës së praktikuar nga atleti, kriteret që propozojmë janë të ndryshme, sipas llojit të sportit", përfundojnë autorët.


JACC: Cardiovascular Imaging 2018. Doi: 10.1016/j.jcmg.2018.09.021
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30553678


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>