Kardiologji

jan192022

Eventet kardiake në punë. Nevojiten kontrolle shëndetësore të standardizuara për parandalim

Për të shmangur eventet kardiake në punë, që mund të dëmtojnë vetë individin ose të tjerët, do të ishte e këshillueshme që zjarrfikësit, policët dhe personeli shëndetësor t'iu nënshtroheshin kontrolleve të rregullta të standardizuara, sipas një artikulli të botuar në European Journal of Preventive Cardiology. Dokumenti përmbledh njohuritë ekzistuese mbi ekzaminimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e rrezikut në punët e rrezikshme, ato në të cilat sëmundjet kardiovaskulare mund të kenë ndikim në sigurinë e punonjësit dhe/ose të palëve të treta.

"Përveç atyre të përmendura tashmë, në njerëzit me profesione të rrezikshme, futen edhe: shoferët e autobusëve dhe kamionëve, pilotët, ekuipazhet e fluturimit, si dhe astronautët. Dhe, punëdhënësi ka për detyrë t'i menaxhojë këto rreziqe", thotë bashkautori i studimit Iain Parsons (Qendra Mbretërore për Mjekësinë e Mbrojtjes në Birmingam), duke shpjeguar se një standard minimal i aftësisë fizike është shumë i zakonshëm në profesionet me rrezik të lartë. "Standardet e forcës dhe formës fizike kanë dy avantazhe të dallueshme: e para është të sigurohet që punonjësit të mund të kryejnë aktivitetet e nevojshme fizike pa vështirësi; e dyta është se dështimi në arritjen e pragjeve të përcaktuara, jep mundësi për identifikimin e ndonjë patologjie të padiagnostikuar që mund të shtojë rrezikun e ngjarjeve negative në punë, potencialisht të dëmshme për individin në fjalë, kolegët ose klientët e tyre", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se nevojiten kërkime të mëtejshme se kur të vlerësohet përshtatshmëria, cilat masa shtesë mund të reduktojnë sëmundshmërinë, ose vdekshmërinë (p.sh. elektrokardiograma, ose rezultatet e rrezikut) dhe cilat disavantazhe do të rezultojnë nga zbatimi i këtyre masave përsa iu përket kostove, rezultateve false dhe ditëve të humbura të punës.

"Nevoja më urgjente është të arrihet një standardizim se si të përzgjidhen dhe menaxhohen rreziqet e punonjësve jo meshkuj, duke pasur parasysh se shumica e kërkimeve në këtë fushë janë kryer te meshkujt. Edhe gratë luajnë role të rrezikshme me frekuencë në rritje dhe është thelbësore që studimet e ardhshme të shqyrtojnë mënyrën më të mirë për të vlerësuar dhe monitoruar rrezikun kardiovaskular edhe te gratë, në mënyrë që të parandalohen problemet e rrezikshme shëndetësore", përfundon Parsons.


European Journal of Preventive Cardiology 2021. Doi: 10.1093/eurjpc/zwab202
http://doi.org/10.1093/eurjpc/zwab202 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>