Kardiologji

qer72019

Apnea obstruktive e gjumit, burim komplikacionesh pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA", individët që i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale madhore jo kardiake dhe që vuajnë nga apnea obstruktive të gjumit, e padiagnostikuar, mund të jenë në risk më të madh për ngjarje kardiovaskulare pas ndërhyrjes.

"Shumë individë që bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, mund të vuajnë nga apnea e gjumit pa e ditur dhe barnat e administruara gjatë ndërhyrjes, si ato për anestezinë e përgjithshme, sedativët dhe medikamentet për dhimbjen post-operative, mund të përkeqësojnë situatën e shkaktuar nga patologjia e fshehtë dhe të kontribuojnë në komplikacionet kardivaskulare. Rezultatet e studimeve të mëparshme mbi argumentin kanë qenë kontradiktore", shpjegon Matthew Chan (Universiteti i Hong Kongut), autor kryesor i punimit. Për t'u thelluar në këtë argument, kërkuesit kanë studiuar 1218 adultë me moshë 45 vjeç ose më shumë, pa diagnozën e apnesë obstruktive të gjumit, në një ndërhyrje kirurgjikale madhore jo kardiake, që paraqisnin faktorë të ndryshëm risku për ngjarjet kardiovaskulare post operative.

Pjesëmarrësit i janë nënshtruar testit të gjumit të natës përpara operacionit, por rezultatet nuk janë vënë re deri 30 ditë pas ndërhyrjes. Më pas, kërkuesit i kanë dërguar pjesëmarrësit me rezultate anormale të testit në klinika të specializuara për gjumin. Pak më shumë se dy të tretat e pacientëve (67,6%) kishin në fakt apne obstruktive të padiagnostikuar; nga këta, 30,5% kishin një shqetësim në nivel të moderuar dhe 11,2%, të rëndë. Brenda 30 ditësh nga ndërhyrja, 19,3% e pacientëve (235 vetë) ka paraqitur rezultatin primar, një përbërje lezionesh miokardiake, vdekje kardiake, insuficiencë kardiake kongjestive, tromboembolizëm, fibrilacion atrial dhe iktus.

Për pacientët me apne obstruktive të rëndë, një rezultat i tillë është paraqitur me norma më të larta, në krahasim me pacientët me apne të moderuar, të lehtë ose munguese (30,1% në krahasim me 22,1%, 19,0% dhe 14,2%). Pjesëmarrësit kanë vënë një orë dore me oksimetër, për të monitoruar saturimin e oksihemoglobinës gjatë tre netëve të para pas ndërhyrjes dhe është parë se momentet në të cilat saturimi kumulativ ishte më i vogël se 80% ishin më të gjatë te pacientët me komplikacione kardiovaskulare, në krahasim me pacientët që nuk i kishin këto komplikacione. "Rezultatet e oksihemoglobinës janë pikë e fortë e këtij studimi dhe konfirmojnë një lidhje ndërmjet hipoksihemisë nokturne të rëndë të zgjatur dhe ngjarjeve kardiovaskulare postoperative", shkruajnë në një artikull shoqërues Dennis Auckley (Case Western Reserve University, Kleveland) dhe Stavros Memtsoudis (Weill Cornell Medical College, Nju Jork).


JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.4783
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2733209

JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.4781
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2733190


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>