Kardiologji

kor102019

Efekti i konsumit të moderuar të alkolit mbi iktusin. Rezultati i analizës gjenetike

Sipas një studimi të ri të botuar në "Lancet", konsumi i moderuar i alkoolit nuk do të ishte mbrojtës ndaj iktusit. Tani dihet mirë se rreziku i iktusit rritet në rastet e konsumimit të rëndë të alkoolit, por nuk ishte e qartë se cili ishte efekti i konsumit të moderuar të substancës. Hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Pekinit dhe Akademinë Kineze të Mjekësisë, kanë analizuar këtë çështje duke përfshirë në kërkim edhe banorët e Azisë Lindore, të cilët ishin bartës të varianteve gjenetike më të zakonshme në atë zonë, gjë që redukton në masë të madhe sasinë e alkoolit që njerëzit zgjedhin të pinë, për shkak të një reagimi të fortë skuqjeje dhe afsheve.

"Përdorimi i gjenetikës është një mënyrë e re për të vlerësuar efektet e alkoolit dhe për të përcaktuar nëse pirja e moderuar është vërtet mbrojtëse, apo nëse është paksa e dëmshme. Analizat tona gjenetike na ndihmuan të kuptojmë marrëdhëniet shkak-pasojë", thotë Iona Millwood (Universiteti i Oksfordit), autore kryesore e punës. Ekspertët gjetën në mbi 160,000 individë kinezë dy variante gjenetike (rs671 dhe rs1229984) që shkaktuan një ndryshim 50-fish në konsumimin mesatar të alkoolit, nga pothuajse zero, në rreth katër pije në ditë. Njerëzit që paraqitën këto variante gjenetike, kanë treguar gjithashtu vlera më të ulëta të presionit të gjakut dhe të rrezikut për iktus.
Nga ky test, autorët arritën në përfundimin se alkooli shton rrezikun për të patur një iktus rreth sa një e treta (35%) për çdo katër pije në ditë dhe se nuk ka efekte mbrojtëse që rezultojnë nga konsumi i moderuar. Gratë në Kinë pinë pak dhe për këtë arsye kanë qenë shumë të dobishme si grup kontrolli në këtë rast. Në fakt, te gratë me mutacion gjenetik dhe mungesë të konsumit të alkoolit, mutacioni ka treguar se ka vetëm një efekt të vogël në rrezikun për iktus, duke konfirmuar rolin bazë të alkoolit.

Autorët theksojnë se do të ishte e pamundur të kryhej një studim i tillë në popullatat perëndimore, ku pothuajse askush nuk ka variante të rëndësishme gjenetike dhe se në Kinë, kur flitet për konsumim të alkoolit, u referohen kryesisht superalkolikëve. Në një koment të lidhur, Shiu Lun Au Yeung dhe Tai-Hing Lam i Universitetit të Hong Kongut deklarojnë se kontrolli i konsumit të alkoolit është kompleks dhe se nevojiten politika më të rrepta, të ngjashme me ato të zbatuara për duhanin.


Lancet. 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31772-0
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30955975

Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)32214-1
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)32214-1/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>