kor252019
Vlerat e kolesterolit LDL: Më të ulëta, më mirë, por pa e tepruar
Nivelet më të ulëta të kolesterolit LDL janë të lidhura me një rrezik më të lartë për hemorragji intracerebrale (ICH), sipas asaj çfarë ka rezultuar nga një studim epidemiologjik të zhvilluar në Veri të Kinës dhe të publikuar në "Neurology".
"Studimet e mëparshme kanë treguar se përqendrimi i ulët i kolesterolit LDL është i lidhur me një rrezik më të ulët për ICH. Gjithsesi, siguria afatgjatë në rastet e ndërhyrjes për reduktim intensiv të LDL-së, krahasuar me rrezikun për iktus hemorragjik, mbetet ende i pasigurt", konfirmon Xiang Gao (Universiteti i Pensilvanisë), që ka udhëhequr grupin e punës.
Kërkuesit kanë shqyrtuar 96.043 pjesëmarrës pa histori paraardhëse iktusi, infarkti apo kanceri, që kanë marrë pjesë në studimin shumëqendror Kailuan, bazuar në komunitet, në qytetin industrial të Tangshanit, Kinë. Kjo kohorte i është nënshtruar matjes së vlerave të LDL-së në fillim të studimit (viti 2006) e çdo vit për nëntë vjet me radhë. Sinjalizimet për iktus hemorragjik janë konfirmuar nëpërmjet kartelave klinike. Gjatë periudhës së ndjekjes, kërkuesit kanë identifikuar 753 raste me ICH. Rreziku për ICH ka rezultuar i njëjtë për individët me nivele të LDL-së 70-99 mg/dL dhe për ata me nivele prej 100 mg/dL, ose më të larta.
Përkundrazi, individët me përqendrime të LDL-së në të ulëta se 70 mg/dL kanë shfaqur një rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar ICH, krahasuar me ata me nivele të LDL-së në vlerat nga 70 deri në 99 mg/dL, edhe pas rregullimit të analizës sipas moshës, seksit, treguesit të masës trupore, hipertensionit, gjendjes së alkolizmit dhe faktorëve të tjetër ngatërrues.
"Për ta përmbledhur, kemi vëzhguar se rreziku për iktus hemorragjik rezulton i lartë tek individët me nivele të kolesterolit LDL më të ulëta se 70 mg/dL. Ky vëzhgim, nëse konfirmohet, do të ketë implikime të rëndësishme në objektivat e trajtimit", përfundon Gao.
Neurology 2019. Doi: 10.1212/WNL.0000000000007853
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000007853